image 1 image 2 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3

 

 

NJOFTIM!!
Provimi i Formimit date 24.03.14 Ora 15:00 Salla 309

 

 

 

 

SI U KRIJUA FAKULTETI YNE

1951 Themelohet Instituti Politeknik në Tiranë; në të bënte pjesë dhe Fakulteti Elektroteknik.
1953 Filloi sistemi pa shkëputje nga puna për përgatitjen e Inxhinierëve Elektrik.
1954 Me shkresë zyrtare, miratohen Fakulteti Elektroteknik dhe katedrat e para të tij.
1957 Më 16 Shtator themelohet Universiteti Shtetëror i Tiranës që përfshiu Institutin Politeknik me katër degë.
1969 Ish dega Elektrike u nda në dy profile: Elektrifikimi i Industrisë dhe Centralet elektrike.
1983 Fakulteti i Inxhinierisë ndahet në dy fakultete: Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike(FIME) dhe në atë të Inxhinierisë Ndërtimit(FIN).
1991 Ish Universiteti Shtetëror i Tiranës(USHT) ndahet në dy Universitete:
Universiteti Politeknik i Tiranës(UPT) që fiton statusin e një universiteti publik të pavarur i cili kishte në përbërjen e tij fakultetet inxhinierike që u shkëputën nga (USHT) me 4 fakultete, ndër të cilët Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike me dy Departamente, Elektrik dhe Elektronik.
1996 Në bazë të propozimit të UPT, miratohet nga MASH, Shkolla e Edukimit në Distancë.
2008 Me propozim të MASH dhe VKM ish Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike(FIE) (1991-2007) ndahet në dy fakultete: Fakulteti i inxhinierisë Elektrike dhe Fakulteti i Inxhinierisë Informacionit.
Fakulteti i inxhinierisë Elektrike ka në përbërjen e tij tri departamente:

1. Departamenti i Sistemeve Elektrike të Fuqisë
2. Departamenti i Elektroteknikës
3. Departamenti i Automatikës

DIPLOMAT

Bachelor
a) Inxhinieri Elektrike-Energjitikë
b) Inxhinieri Elektrike-Automatizim-Industri
c) Inxhinieri Mekatronikë

Master Profesional
a) Inxhinieri Elektrike-Energjitikë
b) Inxhinieri Elektrike-Automatizim-Industri
c) Inxhinieri Mekatronikë

Master i Shkencave
a) Inxhinieri Elektrike-Energjitikë
b) Inxhinieri Elektrike-Automatizim-Industri

Doktorate ne Inxhinieri Elektrike ne tre drejtime:
a) Elektroenergjitikë
b) Automatizim-Industrie
c) Elektroteknikë