NJOFTIM Në zbatim të LAL Nr. 80/2015, date 22.07.2015, neni 57, pika 2 dhe mbështetur në Vendimin e Rektoratit të UPT Nr. 116, datë 22/09/2020 "Për miratimin e procedurës se punësimit të personelit akademik me kohë të pjesshme në UPT" në zbatim të saj dhe Vendimit nr: 52 të Dekanatit të FIE prot:215/1 datë 23.09.2020 shpallen vendet e lira per pedagog te ftuar per: - Departamenti i Automatikës, për vitin akademik 2020-2021.
- Lënda "Autornatizim", që zhvillohet me nivelin bachelor në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit (1 pedagogë).
- Lënda "Cilesia, Nonnativa dhe legjislacion teknik", që zhvillohet me nivelin bachelor në Inxhinieri Elektrike (1 pedagog).
- Lënda "Kontrolli i proceseve" dhe " Robotikë", për studentët e ciklit të dytë Master ( 1 pedagog)
- Lënda "Makina elektrike" , Bachelor në Inxhinjeri Mekatronike ( 1 pedagog)
- Lënda "Automatizim Industrial", që zhvillohet në nivelin Mastër ne "Fakultetin e Inxhinjerisë Mekanike" ( 1 pedagog)
Kriteret që ju propozojmë për kandidatët mbështetur në LAL dhe Statutin e UPT, Janar 2019, neni 42 janë. - Të jetë diplomuar në Inxhinieri Elektrike, Master i Shkencave ose Sistemi i vjetër.
- Të ketë notë mesatare te ponderuar për të dy ciklet, Bachelor dhe Master i Shkencave mbi 8.0 dhe sistemi i vjetër notë mesatare mbi 8.0.
- Kanë përparësi kandidatët që zotërojnë gradën shkencore "Doktor i Shkencave".
- Përbën përparësi eksperienca në mësimdhënie për këto lëndë.
- Kanë përparësi kandidatët që punojnë në fushat përkatëse.
- Kandidati duhet të jetë i komunikueshëm dhe i aftë për të punuar në grup.
- Departamentit i Elektroteknikës për vitin akademik 2020-2021
- Lëndë Elektroteknikë e Përgjithshme që zhvillohet me studentët e degëve të fakulteteve jashtë FIE, ku përfshihen leksione, seminare dhe laboratore
- Laboratore Elektroteknikë
Kriteret e kandidatëve mbështetur në LAL dhe në statutin e UPT janë si më poshtë: - Të jetë i diplomuar në Inxhinieri Elektrike, Master i Shkencave apo sistemi 5-vjecar
- Të ketë notë mesatare të ponderuar për të dy cilet më të lartë se 8 kur ka diplomë master i shkencave dhe notë mesatare 8 kur ka mbaruar sistemin 5-vjecar.
- Mesatarja e notave në lëndët matematikë, fizikë, elektroteknikë, teori fushe elektromagnetike më e lartë se 8
- Kanë përparësi kandidatët që zotërojnë tituj akademikë
- Përbën përparësi eksperienca në mësimdhënie në lëndë të ngjashme
- Përbëjnë përparësi kandidatët e shkollës së doktoraturës në FIE
- Kandidati duhet të jetë i komunikueshëm dhe i aftë të punojë në grup
- Kandidatët që aplikojnë për herë të parë preferohet të kenë rekomandime nga Departamenti ku janë diplomuar apo nga vendi i tyre i punës.
Numri i pedagogëve të ftuar që kërkohet për mbulimin e ketyre orëve mësimore nga departamenti është katër. - Departamenti i Sisteve Elektrike te Fuqisetë për vitin akademik 2020-2021
Lendet: - "A/Ibitensionet dhe Koordinimi i Izoacionit ne Sistemin Elektroenergjetik - Viti i pare Master Shkencor — Leksione
- "Teknika e Tensioneve te Larta" - Viti I Pare Master Profesional -Leksione.
- Projektimi i rrjetave urbane dhe industriale" Niveli Master - Leksione, qe zhvillohet ne semestrin e dyte te vitit akademik 2020-2021.
- Analiza e Sistemeve Elektrike, dhe Platforma kompiuterike per analizen e SE- Niveli Master — Laboratore
- Analiza e Sistemeve Elektrike, Niveli Master - qe zhvillohet FIM
Kriteret - Kandidati duhet te kete perfunduar studimet e ciklit te dyte Master Shkencor ne Drejtimin Eenergjetik, ose studimet e ciklit 5 vjecar me Diplome Inxhinier elektrike Profili Energjetike.
- Te kete note mesatare te ponderuar per te dy ciklet Bachelor dhe Master i Shkencave dhe ose sistemi 5 vjecar mbi 8.
- Ne perputhje me Ligjin e Arsimit te Larte, sipas lendeve dhe programit te studimit, preferohet qe kandidati te kete Graden Doktor i Shkencave. Titulli perben avantazh.
- Kandidati te kete experience ne mesimdhenie dhe aktivitet kerkimor shkencor ne fushen perkatese
- Preferohet te kete eksperience pune ne sitemin elektroenergjetike, te jete ne pozicione drejtuese, manaxheriale dhe vendimarrese, per te garantuar realizmin dhe mbarevajtjen e Praktikave, Projekt Kurseve dhe Detyrave te kursit si dhe recensave te temave te diplomave ne Master Ppofesional Energjetike;
- Te kete aftesi komunikuese per transferimin e njohurive te domosdoshme tek studentet.
- Jane te avantazhuar kandidate qe kane treguar fryme bashkepunimi me Deparatamentin e sistemeve Elektrike te Fuqise
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentat si mëposhtë, deri në datën 22/10/2020, prane departamenteve perkates: - Kërkesë me shkrim për aplikim.
- Jetëshkrimi (CV).
- Fotokopj e e dokumentit të identifikimit.
- Fotokopje e diplomës universitare dhe listës së notave të noterizuara.
- Vërtetim nga vendi i punës, që i lejon për tu angazhuar në mësimdhënie.
|