NJOFTIM Programi i Praktikave të Biznesit Gjerman (www.stipendienprogramm.org) ndihmon studentët dhe të diplomuarit e rinj që të fitojnë përvojën e parë të punës në kompanitë lider në Gjermani. Gjatë 17 viteve të fundit, janë mbështetur më shumë se 800 studentë dhe të sapo diplomuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë rrugë. Të gjithë ata kanë kaluar tre deri në gjashtë muaj në Gjermani, ku kanë patur mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre të fituara gjatë studimeve dhe t’i implementojnë ato në praktikë. Pas kthimit në vendet e tyre, të gjithë kanë arritur të gjejnë shumë shpejt punë mjaft të mira. Përveç kësaj, pjesëmarrësit në këtë program janë gjithashtu pjesë e një rrjeti rajonal të alumni-ve ku ata trajnohen vazhdimisht sipas nevojave të tregjeve lokale të punës. Gjenerata e ardhshmee kandidatëve që do të fitojnë bursën, do e fillojë praktikën më 1 Korrik 2021. Thirrja për aplikime vazhdon të jetë e hapur nga 1 Tetori 2020 deri më 16 Nëntor 2020. Studentët mund të informohen për benefitet që ka ky program dhe për procedurën e aplikimit në faqen e internetit: www.stipendienprogramm.org Për shkak të situatës pandemike, këtë vit nuk është e mundur që përfaqësues të programit të jenë fizikisht në fakultetin tonë për të bërë prezantimin. Prandaj, ju paraqes datat e mëposhtme për dy takime informuese virtuale që do zhvillojnë përfaqësuesit e Programit: 26. 10. 2020, 14h https://zoom.us/j/96827933693?pëd=NUxsdË1mSXFEVzFRN3F5R2J5ZzJ3UT09 Meeting ID: 968 2793 3693 Passcode: 341092 3. 11. 2020, 18h https://zoom.us/j/97586143837?pëd=b2VBTEhmTHcyQlpRcjFkemZBell4QT09 Meeting ID> 975 8614 3837 Passcode> 746470 Eshte shumë e vlefshme pjesmarrja juaj në takimet virtuale që do zhvillojnë përfaqësuesit e Programit për të marrë indformacionet e duhura. Per me shume klikoni ketu
|