Ftese per studentet Revista Tirana Youth Voice :: 27-01-2021 22:35:36 UTC :: posted by Elektrike

Agjencia e Rinisë së Bashkisë së Tiranës, në kuadër të hartimit dhe zbatimit të politikave vendore në fushën e rinisë, ku përfshihet nxitja, vlerësimi dhe promovimi i aftësive të studentëve në fusha të ndryshme si kultura, shkenca, IT etj., ka nisur projektin "Tirana Youth Voice", revistë periodike, kushtuar të rinjve, të cilët do të shprehin talentet e tyre në fushat e mësipërme. 

Në këtë revistë, çdo student do të ketë një hapësirë të dedikuar, me një punim të propozuar nga vetë ai, ose nga institucioni ku studion. 

Për sa më sipër, në kuadër të bashkëpunimit të UPT - së me Bashkinë e Tiranës, ftojmë studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës që t’i bashkohen kësaj iniciative, duke publikuar punimet e tyre në revistën "Tirana Youth Voice". 

Punimet e studentëve mund të dërgohen për publikim në Bashkinë e Tiranës, Agjencia e Rinisë, në adresën: tiranayouthvoice@tirana.al

Për informacione shtesë mund të klikoni në adresën: zyrakarrieses@upt.al, si dhe mund të kontaktoni në Nr. cel. të Bashkisë së Tiranës: 0693127420, ose në Nr. cel. të koordinatorit të UPT - së: 0674081514. 

Comments
No comments have been made yet.
<<< Prev 1 Next >>>

Add Comment
Name
Email (optional)
Remember me
:: Comment ::
Characters Left
CAPTCHA
Security Code (copy the security code from the image above)
Password (admins only)
Powered by Fusion News © 2006 - 2010, FusionNews.net.