NJOFTIM Njoftohen studentët e Bachelorit në Inxhinieri Elektrike, drejtimi Automatizimi i Industrisë, viti i tretë të paraqesin pranë Departamentit të Automatikës kërkesën e tyre për zhvillim e praktikës mësimore, si lëndë e semestrit të dytë për vitin e tretë. Për këtë studentët duhet të plotësojnë formularin e miratimit të praktikës, që gjendet ne faqen e Fakultetit: www.fie.upt.al Formulari i plotësuar me të dhënat e studentit dhe kompanisë ku mendohet të kryhet praktika duhet të dorëzohet në Departament deri në datë 21 Prill 2017 në Laboratorin e Matjeve Elektrike tek Ing. Miranda Ekmeçiu.
|