IAL Pyetesor per studentet :: 09-04-2017 08:05:14 EDT :: posted by Elektrike

Përshëndetje të nderuar,

Ministria e Arsimit dhe Sportit me mbështetjen e UNDP Albania ka ndërmarrë një proces konsultimi me grupet e interesit me qëllim vlerësimin e rezultateve/problematikave të hasura gjatë zbatimit të ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor. 

Në kuadër të këtij procesi është hartuar një pyetësor i cili ka për qëllim të vjelë opinionin e studentëve që kryejnë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë me qëllim identifikimin e problematikave dhe pritshmërive të tyre në kuadër të përmirësimit të zbatimit të ligjit në fjalë.

Për të thithur opinionin e një numri sa më të madh studentësh, lutemi bashkëpunimin Tuaj në shpërndarjen e këtij e-maili tek studentët e institucionit tuaj, si dhe publikimin e njoftimit dhe linkut të mëposhtëm në faqen Web te IAL-së/fakultetit.  

Për të plotësuar pyetësorin në fjalë mjafton të klikohet linku:  https://www.surveymonkey.com/r/8LHNRZT  të plotësohet pyetësori dhe në fund të klikohet kutia “Done”.

Pyetësori do të jetë i vlefshëm për tu plotësuar deri në dt. 24 prill 2017.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

 

 

 

 

Comments
No comments have been made yet.
<<< Prev 1 Next >>>

Add Comment
Name
Email (optional)
Remember me
:: Comment ::
Characters Left
CAPTCHA
Security Code (copy the security code from the image above)
Password (admins only)
Powered by Fusion News © 2006 - 2010, FusionNews.net.