Njoftim per kontrollin e diplomave :: 23-06-2017 03:44:27 EDT :: posted by Elektrike

Njoftim

Njoftohen të gjithë studentët diplomantë, Master i Shkencave dhe Profesional,  të Automatizimit të Industrisë dhe Inxhinierisë Mekatronike se:

1. Dy kontrollet e para të diplomave për sezonin e verës do të jenë:

19 Qershor 2017, ora 10:00 – 12:00.

3      Korrik 2017, ora 10:00 – 12:00

2.   Kontrolli i diplomave, do të kryhet pranë laboratorit të Matjeve Elektrike, nga Dr. Gentian Dume për studentet e Masterit Profesional, Inxhinieri Mekatronike dhe pranë laboratorit të Makinave Elektrike, nga Dr. Alfred Pjetri për studentet e Masterit Profesional dhe Shkencor për studentët e Automatizimit të Industrisë.

3.   Studentët, kur të vinë për kontroll, duhet të kenë më vete:

- tre fletët e para të diplomës të plotësuara. Fletët e para të diplomës i gjeni në faqen e Fakultetit: www.fie.upt.al

- draftmaterialin e diplomës së punuar të printuar, në përputhje të plotë me kërkesat e programit të studimit shiko faqen e fakultetit http://www.fie.upt.al/master.php

Studentët që nuk paraqiten në kontrolle, skualifikohen nga mbrojtja e diplomave në këtë sezon.

4.   Kontrolli i fundit i diplomës dhe dorëzimi i saj do të jetë: 10 Korrik ora 10:00 – 12:00

Pranë Departamentit të Automatikës, Prof. Aida Spahiu.

5.   Mbrojtja e diplomës do të jetë: 14 Korrik ora 9:00

 

Njoftim i dates  22/06/2017

Comments
No comments have been made yet.
<<< Prev 1 Next >>>

Add Comment
Name
Email (optional)
Remember me
:: Comment ::
Characters Left
CAPTCHA
Security Code (copy the security code from the image above)
Password (admins only)
Powered by Fusion News © 2006 - 2010, FusionNews.net.