Njoftim Njoftohen të gjithë studentët, Master i Shkencave dhe Profesional viti i II, të Automatizimit të Industrisë dhe Inxhinierisë Mekatronike, të cilët kanë mbyllur të gjitha provimet se: Duhet të dorëzojnë deri në datën 3 Nëntor 2017 formularin e temës së diplomës të firmosur nga pedagogu ose inxhinieri udhëheqës. Formulari i temës së diplomës gjendet në faqen e fakultetit www.fie.upt.al Dorëzimi i formularit të temës së diplomës, i firmosur nga student dhe udhëheqësi i temës së diplomës do të bëhet pranë Laboratorit të Matjeve Elektrike tek Ing. Miranda Ekmeçiu. Temat e aprovuara nga Departamenti i Automatikës do ti gjeni në javën e tretë të Nëntorit 2017 të afishuara në Departament.
|