Të nderuar studentë, Në faqen e web-in e UPT-së, është shpallur njoftimi për përzgjedhjen e 4 studentëve nga UPT, për të marrë pjesë në shkollën verore në Berlin. Kohëzgjatja e shkollës verore: 22 – 26 gusht 2022 Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin Politeknik të Tiranës, të kenë kryer një vit akademik (duke filluar nga viti i dytë Bachelor, ose Master). Numri total i studentëve që do të nominohen nga UPT: 4 (Prej të cilëve, 2 do të përzgjidhen nga DAAD). Studentët marrin një grant udhëtimi prej 525,00 € dhe një grant akomodimi prej 273,00 €. Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët: - CV; - Kopje e Pasaportës; - Vërtetim studenti; - Listë notash e studimeve deri në momentin e aplikimit; - Letër Motivimi (në gjuhën angleze); - Çertifikatë e gjuhës angleze (Niveli minimal i kërkuar është B2). Afati i fundit i aplikimit, prane Drejtorise se Komunikimit dhe Koordinimit ne UPT, është 20 qershor 2022 Kliko ketu per programi i shkolles verore.
|