Njoftim per Praktiken Mesimore :: 10-02-2015 15:37:56 EST :: posted by Elektrike

NJOFTIM

Mbrojtja e praktikës profesionale për studentët e vitit të II Master Profesional, drejtimi Automatizimi i Industrisë dhe Master Profesional në Inxhinieri Mekatronike do të zhvillohet në datën dhe orën e caktuar në orarin e provimeve:

  • pranë laboratorit të Matjeve Elektrike
  • pranë laboratorit të Makinave Elektrike

Studentë do të lejohen të mbrojnë praktikën nëse kanë:

1.    Formularin e miratimit të praktikës, firmosur nga kompania dhe aprovuar nga përgjegjësi i departamentit.

2.    Vërtetimin që kanë kryer praktikën të firmosur dhe vulosur.

3.    Formulari i Vlerësimit të Studentit Praktikant të plotësuar nga kompania, formulari 1.

4.    Formularin “Raporti Perfundimtar i praktikës” i plotësuar nga studenti praktikant.

5.    Materialin e praktikës të shkruar në Word, të printuar dhe të lidhur. Në kapak duhet të vihet titulli i praktikës si dhe emrat e studentëve së bashku me firmat e tyre.

6.     Prezantimi në Powerpoint. 

7.    Materiali i praktikës në CD.

Formularët dhe shpjegimet për to i gjeni në faqen www.fie.upt.al

Comments
No comments have been made yet.
<<< Prev 1 Next >>>

Add Comment
Name
Email (optional)
Remember me
:: Comment ::
Characters Left
CAPTCHA
Security Code (copy the security code from the image above)
Password (admins only)
Powered by Fusion News © 2006 - 2010, FusionNews.net.