Mundesi Punesimi per Studentet :: 12-02-2015 14:28:30 EST :: posted by Elektrike

"GATI PËR TREGUN E PUNËS!”

Në Shqipëri, shkalla e papunësisë është e lartë dhe në një tendencë në rritje. Sipas Institutit Kombëtarë të Statistikave dhe Anketës së Forcave të Punës, numri i të rinjve të moshës 15-29 tregon një normë papunësie prej 31,3%. Vështirësitë e shumta të të rinjve për të hyrë dhe stabilizuar në tregun e punës tregon se punonjësit e rinj janë më të ekspozuar ndaj informalitetit se sa të rriturit. Papunësia e të rinjve dhe informalitetit vendos kosto të larta për Shqipërinë.

Për këtë qëllim, AS@N me mbështetjen e Assist Impact / USAID është duke implementuar projektin "Gati për tregun e punës”. Qëllimi i këtij projekti është të mësuarit përmes përvojës dhe kontributin në ndërtimin e njohurive dhe aftësive të të rinjve shqiptarë në tregun e punës me synimin për të identifikuar mundësitë, për të shqyrtuar alternativat dhe për të patur sukses në shoqëri. Këshillimi i karrierës dhe shërbimet e këshillimit do të përgatisin të rinjtë për të hyrë në tregun e punës dhe të kenë përvojën e tyre të parë të punës. Në kuadër të projektit tre trajnime do të zhvillohen në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë dhe pas trajnimeve, pjesëmarrësit e rinj do të kenë mundësi të marrin pjesë në një program tre mujor Internshipi. Praktikat kanë provuar të jenë një mundësi e shkëlqyer për të lehtësuar kalimin e të rinjve nga sistemi arsimor në tregun e punës. Sipas përvojave të Rrjetit AS@N, praktikat janë një mënyrë e suksesshme për të gjetur një punë të qëndrueshme dhe për të filluar karrierën.

  •  3 Trajnime me teme “Gati për tregun e punës” në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë dhe 80 persona të trajnuar
  • 80 pozicione Internshipesh për të rinjtë në Kompani

Projekti "Gati për tregun e punës” është në kuadër të një sërë iniciativash që ndërmerr organizata jonë për integrimin e të rinjve shqiptarë në tregun e punës dhe mbi të gjitha konsiston në vendosjen e komunikimit dhe bashkëveprimit midis të rinjve shqiptarë që studiojnë në universitete të ndryshme dhe kompanive të biznesit në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj iniciative synojmë ndërgjegjësimin dhe rritjen e kapacitetit të të rinjve,përsa i përket informimit të tyre në lidhje me tendencat e tregut të punës dhe si duhet ta nisin karrierën e tyre nëpërmjet aksesit në informacion, pjesëmarrjes aktive dhe mundësimit të Internshipeve në Kompani dhe Institucione në Shqipëri.

*      *      *

AS@N është një organizatë e pavarur jo-fitimprurëse, si një rrjet gjithëpërfshirës i profesionistëve të rinj shqiptarë që studiojnë apo janë diplomuar jashtë vendit dhe në Shqipëri, themeluar në vitin 2003. Eshtë rrjeti më i madh rinor me më shumë se 3000 profesionistë të rinj që janë diplomuan ose që janë duke u diplomuar në institucionet arsimore më të mira Evropiane e Amerikane në mbarë botën, por edhe në Shqipëri. AS@N bazohet në nevojën që shoqëria shqiptare ka në drejtim të shfrytëzimit të potencialit të tyre intelektual dhe profesional. Qëllimi kryesor i AS@N është përdorimi i Rrjetit kombëtar të studentëve shqiptarë jashtë Shqipërisë, si një instrument që influencon dhe realizon zhvillimin e politikave që orientojnë investimin e të ardhmes së të rinjve shqiptarë në Shqipëri apo për Shqipërinë. Punësimi i të rinjve dhe Zhvillimi i tyre, Mirëqeverisja dhe Ngritja e Kapaciteteve, Zhvillimi Social dhe Trashëgimia Kulturore, janë fushat kryesore ku angazhohet AS@N.

AS@N ka implementuar ndër vite iniciativa të ndryshme me impakt të konsiderueshëm social, në interes të të rinjve të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, forcimin të kapaciteteve të tyre dhe pozicionit përkatës në shoqëri, në sajë të kontributit që ata mund të japin për zhvillimin e vendit. AS@N ka mbështetur nevojën për programin Brain Gain (Rikthimi i Trurit) si një iniciativë e qëndrueshme dhe e mirë-organizuar dhe ka bashkëpunuar me Qeverinë Shqiptare dhe Departamentin e Administratës Publike (DAP) për të krijuar mundësi për realizimin e praktikave për studentët shqiptarë që studiojnë jashtë vendit. Nëpërmjet programit të internshipeve të organizuar nga AS@N në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, qindra të rinj kanë patur mundësinë të kryejnë praktika në administratën publike dhe në sektorin privat. 

Comments
No comments have been made yet.
<<< Prev 1 Next >>>

Add Comment
Name
Email (optional)
Remember me
:: Comment ::
Characters Left
CAPTCHA
Security Code (copy the security code from the image above)
Password (admins only)
Powered by Fusion News © 2006 - 2010, FusionNews.net.