Njoftim per Studentet Diplomante :: 12-03-2015 11:10:33 EDT :: posted by Elektrike

Njoftim

Njoftohen të gjithë studentët diplomantë, për të gjitha ciklet e studimit si sistemi i ri, Master i Shkencave dhe Profesional,  dhe ai pesëvjeçar, të Automatizimit të Industrisë se:

1.   Dy kontrollet e para të diplomave për sezonin e dimrit do të jenë:

  • 19 Mars 2015, ora 11:00 – 13:00.
  • 2 Prill 2015, ora 11:00 – 13:00

2.  Kontrolli i diplomave për studentët diplomantë Master i Shkencave dhe sistemi i vjetër, do të kryhet pranë laboratorit të Transmisioneve Elektrike, nga Prof. Asc. Orion Zavalani.

3.  Kontrolli i diplomave për studentët diplomantë Master  Profesional, Automatizimi i Industrisë do të kryhet pranë laboratorit të Matjeve  Elektrike, nga Dr. Genci Sharko.

4. Kontrolli i diplomave për studentët diplomantë Master  Profesional, Inxhinieri Mekatronike do të kryhet pranë laboratorit të Automatikës, nga Dr. Thomaq Koblara.

5. Studentët, kur të vinë për kontroll, duhet të kenë më vete:

  • - tre fletët e para të diplomës të plotësuara. Fletët e para të diplomës i gjeni në faqen e Fakultetit: www.fie.upt.al
  • - draftmaterialin e diplomës së punuar të printuar, në përputhje të plotë me kërkesat e programit të studimit shiko faqen e fakultetit  http://www.fie.upt.al/master.php

Studentët që nuk paraqiten në kontrolle, skualifikohen nga mbrojtja e diplomave në këtë sezon.

Comments
No comments have been made yet.
<<< Prev 1 Next >>>

Add Comment
Name
Email (optional)
Remember me
:: Comment ::
Characters Left
CAPTCHA
Security Code (copy the security code from the image above)
Password (admins only)
Powered by Fusion News © 2006 - 2010, FusionNews.net.