<< Prev 1 2 314 15 16 Next >>

Departamenti Sistemeve Elektrike te Fuqise: Njoftim per Praktiken Mesimore Bachelor Energjitike

Posted by Elektrike on 05-04-2018 11:24:24 UTC

Njoftim

Njoftohen studentët e Bachelorit në Inxhinieri Elektrike, drejtimi Energjetike, viti i tretë të paraqesin brenda dates 20.04.2018, pranë Departamentit të Sistemeve Elektrike te Fuqise, tek Ing. Donard Shaliu, formularin e plotesuar te miratimit të praktikës i cili gjendet ne faqen e Fakultetit:

www.fie.upt.al

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: NJOFTIM PER TEMAT E DIPLOMAVE

Posted by Elektrike on 18-03-2018 18:33:06 UTC

Njoftim

Njoftohen të gjithë studentët, Master i Shkencave dhe Profesional viti i II, të Automatizimit të Industrisë dhe Inxhinierisë Mekatronike, të cilët kanë mbyllur të gjitha provimet se:

Temat e aprovuara nga Departamenti i Automatikës do ti gjeni në javën e dytë të Majit 2018 të afishuara.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: NJOFTIM PER PRAKTIKAT BACHELOR

Posted by Elektrike on 18-03-2018 18:29:54 UTC

NJOFTIM

Njoftohen studentët e Bachelorit në Inxhinieri Elektrike, drejtimi Automatizimi i Industrisë, dhe Inxhinieri Mekatronike, viti i tretë të paraqesin pranë Departamentit të Automatikës kërkesën e tyre për zhvillim e praktikës mësimore, si lëndë e semestrit të dytë për vitin e tretë.

Për këtë studentët duhet të plotësojnë formularin e miratimit të praktikës, që gjendet ne faqen e Fakultetit:    www.fie.upt.al

Formulari i plotësuar me të dhënat e studentit dhe kompanisë ku mendohet të kryhet praktika duhet të dorëzohet në Departament deri në datë 13 Prill 2018 në Laboratorin e Matjeve Elektrike tek Ing. Miranda Ekmeçiu.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Sistemeve Elektrike te Fuqise: Njoftim per Mbrojtjen e Projekt Diplomes

Posted by Elektrike on 02-03-2018 16:20:01 UTC
NJOFTIM
 
Njoftohen te gjithe studentet qe kane perfunduar kontrollin e dyte te Projekt Diplomes te dorezojne prane Departamentit te Sistemeve Elektrike te Fuqise, Projekt Diplomen e perfunduar ne date 13 Mars 2018.  Projekt Diploma duhet te jete e printuar, lidhur dhe firmosur dhe shoqeruar me kopje elektronike ne CD. Studentete duhet te kene me vete dhe Certifikaten e mbrojtjes se gjuhes se huaj.  Mbrojtja e Projekt Diplomes do te behet me date 19 Mars 2018 ora 9:30.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Sistemeve Elektrike te Fuqise: Njoftim per studentet diplomante

Posted by Elektrike on 02-03-2018 16:15:54 UTC

Njoftim

Njoftohen te gjithe studentet e Master Shkencor Viti i dyte si dhe studentet qe kane perfunduar provimet ne kete sezon dhe ende nuk kane aplikuar per teme Diplome, te paraqiten prane Departamentit te Sistemeve Elektrike te Fuqise ne date 20.03.2018 ora 12:00.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Sekretaria: Njoftim per Provimin e Formimit

Posted by Elektrike on 21-02-2018 21:26:19 UTC

NJOFTIM

Provimin e Formimit per sistemin Bachelor per drejtimet AUTOMATIZIM I INDUSTRISE, MEKATRONIKE dhe ENERGJETIKE do te  zhvillohet ne daten 13 Mars 2018 ora 10:00, Salla 209.

Studente duhet te dorezojne ne sekretari:

1.    Fotokopje te kartes se identitetit dhe Certificate personale

2.    Vertetim nga biblioteka qe nuk kane detyrime 

3.    Mandat – Pagesa per mbrojtje

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Sistemeve Elektrike te Fuqise: Njoftim per kontrollin e projekt diplomes

Posted by Elektrike on 16-02-2018 20:13:25 UTC
                                NJOFTIM
Njoftohen te gjithe studentet qe jane regjistruar dhe kane parashikuar mbrojtjen e diplomave ne sezonin e dimrit (Mars 2018), te paraqiten prane Departamentit te Sistemeve Elektrike te Fuqise ne daten  e meposhtme  per kontrollin e punes se kryer: 
  • 01 Mars 2018, ora 10:00 – 12:00 - Kontrolli i dyte  
  • Te paraqitet draft Projekt Diploma sipas udhezimeve te publikuara ne faqen e internetit te FIE. Gjate kontrolllit te dyte do t'ju behet me dije data per kontrollin e trete - dorezimi i Diplomes si dhe data dhe ora e Mbrojtjes se Diplomes.
Studentet qe nuk paraqiten ne daten e mesiperme humbasin te drejten per mbrojtjen e Projekt Diplomes ne kete sezon.
 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: Njoftim per Kontrollin e Diplomes

Posted by Elektrike on 15-02-2018 23:48:51 UTC

Njoftim

Njoftohen të gjithë studentët diplomantë, Master i Shkencave dhe Profesional,  të Automatizimit të Industrisë dhe Inxhinierisë Mekatronike, të cilët nuk kryen dot kontrollin e parë në datë  15 Shkurt 2018 se kontrolli i parë do të kryhet:

22 Shkurt 2018, ora 10:00 – 12:00.

1      Kontrolli i diplomave, do të kryhet pranë laboratorit të Automatikes, nga Dr. Donald Selmanaj për studentet e Masterit Profesional, Inxhinieri Mekatronike dhe pranë laboratorit të Makinave Elektrike, nga Prof. Asc. Dr. Astrit Bardhi për studentet e Masterit Profesional dhe Shkencor për studentët e Automatizimit të Industrisë.

2. Studentët, kur të vinë për kontroll, duhet të kenë më vete:

- tre fletët e para të diplomës të plotësuara. Fletët e para të diplomës i gjeni në faqen e Fakultetit: www.fie.upt.al

- draftmaterialin e diplomës së punuar të printuar, në përputhje të plotë me kërkesat e programit të studimit shiko faqen e fakultetit http://www.fie.upt.al/master.php

Studentët që nuk paraqiten në këtë kontroll, skualifikohen nga mbrojtja e diplomave në këtë sezon.

 

Njoftimi u shfaq , 15 Shkurt 2018                                                          

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: Njoftim per Kontrollin e Diplomes

Posted by Elektrike on 11-02-2018 23:10:16 UTC

Njoftim

Njoftohen të gjithë studentët diplomantë, Master i Shkencave dhe Profesional, të Automatizimit të Industrisë dhe Inxhinierisë Mekatronike se:

1. Dy kontrollet e para të diplomave për sezonin e vjeshtës do të jenë:

        15 Shkurt 2018, ora 10:00 – 12:00.

         1 Mars 2018, ora 10:00 – 12:00

2 Kontrolli i diplomave, do të kryhet pranë laboratorit të Automatikes, nga Dr. Donald Selmanaj për studentet e Masterit Profesional, Inxhinieri Mekatronike dhe pranë laboratorit të Makinave Elektrike, nga Prof. Asc. Dr. Astrit Bardhi për studentet e Masterit Profesional dhe Shkencor për studentët e Automatizimit të Industrisë.

3. Studentët, kur të vinë për kontroll, duhet të kenë më vete: - tre fletët e para të diplomës të plotësuara. Fletët e para të diplomës i gjeni në faqen e Fakultetit: www.fie.upt.al - draft materialin e diplomës së punuar të printuar, në përputhje të plotë me kërkesat e programit të studimit shiko faqen e fakultetit http://www.fie.upt.al/master.php Studentët që nuk paraqiten në kontrolle, skualifikohen nga mbrojtja e diplomave në këtë sezon.

4. Kontrolli i fundit i diplomës dhe dorëzimi i saj do të jetë: 9 Mars ora 10:00 – 12:00 Pranë Departamentit të Automatikës, Prof. Dr. Aida Spahiu.

5. Mbrojtja e diplomës do të jetë: 15 Mars ora 9:00 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Sekretaria: Njoftim per reduktimin me 50% nga tarifa e shkollimit per Studentet e Ciklit te Dyte

Posted by Elektrike on 25-01-2018 20:43:50 UTC

Njoftim

Ne vazhdimesi te Vendimit te Bordit te Administrimit te UPT me nr.26 date 13.10.2017 “Per reduktimin e tarifes se shkollimit per vitin akademik 2016-2017 ne masen 50% per studentet qe ndjekin nje program ne ciklin e dyte te studimeve  dhe qe i perkasin kategorive sociale ne nevoje”, deri ne daljen e AKTEVE LIGJOREper kete kategori studentesh per vitin akademik 2017-2018, dokumentacioni që nevojitet per tu REDUKTUAR 50% nga TARIFA VJETORE E SHKOLLIMIT per KATEGORITE E STUDENTEVE TE FIE, qe ndjekin nje program studimi me kohe te plote ne CIKLIN E DYTE(MASTER SHKENCOR DHE PROFESIONAL) te studimeve te tyre per vitin akademik 2017 – 2018eshte si me poshte:

a.1     STUDENTET ME AFTESI TE KUFIZUARA, te vertetuar me vendim te KMCAP-se:

·        Fotokopje e noterizuar e vertetimit te KMCAP-se(komisionit te percaktimit te aftesise per pune) ose vertetimit te KMCV-se(komisionit te percaktimit te verberise);

·        Vertetimi original nga njesia e veteqeverisjes vendore per masen e pageses se paaftesise ose verberise qe merr studenti;

·        Fotokopje e noterizuar e librezes se verberise/Fotokopje e noterizuar e statusit te paraplegjikut/tetraplegjikut;

·        Vertetim nga shoqata e te verberve te Shqiperse ose nga shoqata perkatese;

·        Fotokopje e kartes se identitetit te studentit;

a.2     STUDENTET FEMIJE TE PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUARA, te vertetuar me VENDIM te KMCAP-se:

·        Kopje origjinale ose e noterizuar e Vertetimit te KMCAP-se(Komisionit te caktimit te aftesise per pune) per studentin me prinder me aftesi te kufizuar(invalid pune, invalid paraplegjik, invalid tetraplegjik);

·        Vertetim qe leshon shoqata e invalideve te punes se rrethit perkates, se bashku me fotokopjen me vule te njome te Deshmise se Invalidit te Punes te perfituar sipas statusit te invalidit te punes;

·        Vertetim original nga ISSH(sigurimet shoqerore) ku thuhet se personi eshte invalid pune dhe masa e pensionit te invaliditetit te punes;

·        Çertifikate familiare qe verteton lidhjen e studentit me invalidin e punes/invalidin paraplegjik ose tetraplegjik;

·        Fotokopje e kartes se identitetit te studentit dhe te prindit invalid.

b.1     Studentet, FAMILJET e te cileve trajtohen/perfitojne NDIHME EKONOMIKE TE PLOTE APO TE PJESSHME nga njesite baze te veteqeverisjes vendore:

·        Vërtetim nga njesia e veteqeverisjes vendore ne lidhje me masen e ndihmes ekonomike qe perfiton familja. Vertetimi i ndihmes ekonomike duhet te kete te shenuar numrin e dosjes dhe te jete shenuar qarte shuma e ndihmes ekonomike (me shifra dhe me fjale), si dhe masa e ndihmes ekonomike (e plote ose e pjesshme). Vertetimi duhet te jete me numer protokolli, te jete nenshkruar nga pergjegjegjesi i seksionit te ndihmes ekonomike dhe Kryetari i Njesise se Veteqeverisjes Vendore dhe te jete i vulosur. Nuk pranohen vertetime me korrigjime, te pafirmosura nga personat pergjegjes dhe te pavulosura;

·        Çertifikate familiare e studentit;

·        Fotokopje e kartes se identitetit te studentit;

b.2     Studentet DERI NE MOSHEN 25 VJEC, qe kane vetem NJERIN NGA PRINDERIT, pasi prindi tjeter eshte ndare nga jeta, me te ardhura vjetore te familjes te pamjaftueshme per perballimin e kostos se studimeve:

·        Çertifikate vdekje e prindit te studentit qe eshte ndare nga jeta;

·        Vertetime, qe vertetojne te ardhurat vjetore te familjes si me poshte:

o   Vertetim nga njesia e veteqeverisjes vendor, qe familja perfiton ndihme ekonomike si familje ne nevoje;

o   Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, qe asnje nga familjaret e studentit(personat mbi 18 vjec) nuk ushtrojne aktivitet privat;

o   Vertetime nese prindi apo ndonje pjesetar i familjes mbi 18 vjec jane te regjistruar si pune kerkues te papune nga zyra e punes;

o   Vertetim familiarisht nga ISSH(instituti i sigurimeve shoqerore) nese perfitoje pension apo jo;

o   Vertetim nese familiaret kane toke ose pasuri te paluajteshme fitimprurese ne pronesi;

·        Çertifikate familiare e studentit;

·        Fotokopje e kartes se identitetit te studentit;

c.       Studentet, qe kane perfituar STATUSIN E JETIMIT DERI NE MOSHEN 25 VJEC: 

·        Çertifikate personale e studentit;

·        Çertifikate vdekje per te dy prinderit e studentit;

·        Fotokopje e noterizuar e dokumentit qe verteton statusin ligjor te jetimit, leshuar nga Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise;

·        Fotokopje e kartes se identitetit te studentit.

ç.       Studentet DERI NE MOSHEN 25 VJEC, qe kane humbur KUJDESTARINE PRINDERORE, me vendim gjykate te formes se prere:

·        Vendimi i gjykates i formes se prere ku studenti ka humbur pergjegjesine prinderore(nga te dy prinderit), kopje origjinale ose fotokopje e noterizuar e vendimit te gjykates;

·        Çertifikate familiare e studentit;

·        Fotokopje e kartes se identitetit te studentit;

d.       Studentet DERI NE MOSHEN 25 VJEC, qe jane identifikuar si VIKTIMA TE TRAFIKUT te qenieve njerezore dhe kane perfituar STATUSIN LIGJOR per trajtim si viktima te qenieve njerezore:

·        Vertetim nga Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise ose  Ministria e Brendshme qe studenti ka perfituar statusin ligjor per trajtim si viktime te trafikut te qenieve njerezore;

·        Fotokopje e kartes se identitetit te studentit;

dh.     STUDENTET FEMIJE te punonjesve te Policise se Shtetit, te Gardes se Republikes, te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimi, te Forcave te Armatosura, te Sherbimit Informativ Shteteror dhe te Policise se Burgjeve, qe kane humbur jeten ne krye dhe per shkak te detyres, te konfirmuar nga Ministria pergjegjese per punet e brendshme dhe ajo e mbrojtjes:

·        Çertifikate vdekje e prindit qe ka humbur jeten ne krye dhe per shkak te detyres;

·        Vertetim konfirmimi nga Ministria perkatese per vdekjen e prindit te studentit, i cili ka humbur jeten ne krye dhe per shkak te detyres;

·        Fotokopje e kartes se identitetit te studentit;

e.       Studentet ROME dhe BALLKANO–EGJIPTINAET, te konfirmuar si te tille nga Ministria pergjegjese per Mireqenien Sociale;

·        Deklarate noteriale e studentit, i cili vetedeklaron etnine e tij;

·        Fotokopje e kartes se identitetit te studentit;

ë.       Studentet, femije te ISH-TE DENUARVE dhe TE PERNDJEKURVE POLITIKE nga sistemi komunist ose femije TE DENUAR POLITIKE me HEQJE LIRIJE:

·        Çertifikate familiare e studentit;

·        Vertetim i statusit te prindit ish-te denuar dhe te perndjekur politik nga sistemi komunist;

·        Deshmi penaliteti per prindin ish te perndjekur politik ose vertetim per kohen e denimit te leshuar nga Ministria e Puneve te Brendshme;

·        Fotokopje e kartes se identitetit te studentit.

AFATI PER DOREZIMIN E KETIJ DOKUMENTACIONI ESHTE NGA DATA 25 JANAR 2018 – 02 SHKURT 2018,PRANE ZYRES SE ADMINISTRATORIT TE FIE, NGA ORA 14.00 – 16.00.

 

 

Tirane, me 25.01.2018                            

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


<< Prev 1 2 314 15 16 Next >>