NJOFTIM
Mbrojta e Provimit te Formimit per sistemin Bachelor per te tjera drejtimet do te behet ne date 18 Korrik 2017 ora 9:00 ne sallen 309. Te dorezohen prane Sekretarise FIE:
1. Fotokopje te kartes se identitetit dhe certificate personale
2. Vertetim nga biblioteka
3. Mandat – Pagesa per mbrojtjen – 1,000 leke
Veprimet me Sekretarine Mesimore do te bene ne datat:
12/13/14 korrik 2017 ora 12-14
Veprimet me zyren e finacave do te bene ne datat:
12/13/14 korrik 2017 ora 12-14
Njoftim
Njoftohen të gjithë studentët diplomantë, Master i Shkencave dhe Profesional, të Automatizimit të Industrisë dhe Inxhinierisë Mekatronike se:
1. Dy kontrollet e para të diplomave për sezonin e verës do të jenë:
19 Qershor 2017, ora 10:00 – 12:00.
3 Korrik 2017, ora 10:00 – 12:00
2. Kontrolli i diplomave, do të kryhet pranë laboratorit të Matjeve Elektrike, nga Dr. Gentian Dume për studentet e Masterit Profesional, Inxhinieri Mekatronike dhe pranë laboratorit të Makinave Elektrike, nga Dr. Alfred Pjetri për studentet e Masterit Profesional dhe Shkencor për studentët e Automatizimit të Industrisë.
3. Studentët, kur të vinë për kontroll, duhet të kenë më vete:
- tre fletët e para të diplomës të plotësuara. Fletët e para të diplomës i gjeni në faqen e Fakultetit: www.fie.upt.al
- draftmaterialin e diplomës së punuar të printuar, në përputhje të plotë me kërkesat e programit të studimit shiko faqen e fakultetit http://www.fie.upt.al/master.php
Studentët që nuk paraqiten në kontrolle, skualifikohen nga mbrojtja e diplomave në këtë sezon.
4. Kontrolli i fundit i diplomës dhe dorëzimi i saj do të jetë: 10 Korrik ora 10:00 – 12:00
Pranë Departamentit të Automatikës, Prof. Aida Spahiu.
5. Mbrojtja e diplomës do të jetë: 14 Korrik ora 9:00
Njoftim i dates 22/06/2017
NJOFTIM
Mbrojtja e praktikës profesionale për studentët e vitit të III Bachelor dhe Master në Inxhinieri Elektrike, drejtimi Automatizimi i Industrisë dhe Bachelor dhe Master në Inxhinieri Mekatronike do të zhvillohet në datën dhe orën e caktuar në orarin e provimeve: pranë laboratorit të Matjeve Elektrike dhe Transmisioneve Elektrike
Studentë do të lejohen të mbrojnë praktikën nëse kanë:
1. Vërtetimin që kanë kryer praktikën të firmosur dhe vulosur.
2. Formulari i Vlerësimit të Studentit Praktikant të plotësuar nga kompania, formulari 1.
3. Formularin “Raporti Perfundimtar i praktikës” i plotësuar nga studenti praktikant.
4. Materialin e praktikës të shkruar në Word, të printuar dhe të lidhur. Në kapak duhet të vihet titulli i praktikës si dhe emrat e studentëve së bashku me firmat e tyre.
5. Prezantimi në Powerpoint.
6. Materiali i praktikës në CD.
Formularët dhe shpjegimet për to i gjeni në faqen www.fie.upt.al
NJOFTIM
Njoftohen te gjithe studentet e Vitit te Pare dhe te Dyte Master Shkencor dhe Vitit te Pare Master Profesional te Fakultetit te Inxhinierise Elektrike, se duke nisur qe sot, te kryejne pagesen e kestit te dyte te tarifes se shkollimit te tyre per vitin akademik 2016 – 2017 ne shumen 45.000leke per Masterin Shkencor dhe 33.000leke per Masterin Profesional sipas fatures se arketimit leshuar nga zyra e finances.
Afati i fundit i pageses se tyre eshte data 26 Maj 2017, afat ne te cilin perfshihen edhe ata studente te Vitit te Pare, te Dyte dhe te Trete te Bachelor-it te FIE, te cilet nuk e kane kryer pagesen e tarifes se shkollimit te tyre per vitin akademik 2016 – 2017 deri tani.
Përshëndetje të nderuar,
Ministria e Arsimit dhe Sportit me mbështetjen e UNDP Albania ka ndërmarrë një proces konsultimi me grupet e interesit me qëllim vlerësimin e rezultateve/problematikave të hasura gjatë zbatimit të ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor.
Në kuadër të këtij procesi është hartuar një pyetësor i cili ka për qëllim të vjelë opinionin e studentëve që kryejnë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë me qëllim identifikimin e problematikave dhe pritshmërive të tyre në kuadër të përmirësimit të zbatimit të ligjit në fjalë.
Për të thithur opinionin e një numri sa më të madh studentësh, lutemi bashkëpunimin Tuaj në shpërndarjen e këtij e-maili tek studentët e institucionit tuaj, si dhe publikimin e njoftimit dhe linkut të mëposhtëm në faqen Web te IAL-së/fakultetit.
Për të plotësuar pyetësorin në fjalë mjafton të klikohet linku: https://www.surveymonkey.com/
Pyetësori do të jetë i vlefshëm për tu plotësuar deri në dt. 24 prill 2017. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Njoftim
Njoftohen të gjithë studentët e Master i Shkencave dhe Profesional viti i II, të profilit Elektroenergjetike të cilët kanë mbyllur të gjitha provimet.
Te paraqiten prane departementit te Sistemeve Elektrike te Fuqise per ndarjen e temave te diplomave ne date 05.04.2017 nga ora 11:00 deri 12: 00.
Njoftim
Njoftohen të gjithë studentët, Master i Shkencave dhe Profesional viti i II, të Automatizimit të Industrisë dhe Inxhinierisë Mekatronike, të cilët kanë mbyllur të gjitha provimet se:
Duhet të dorëzojnë deri në datën 28 Prill 2017 formularin e temës së diplomës të firmosur nga pedagogu udhëheqës. Formulari i temës së diplomës gjendet në faqen e fakultetit, www.fie.upt.al
Dorëzimi i formularit të temës së diplomës, i firmosur nga student dhe udhëheqësi i temës së diplomës do të bëhet pranë Laboratorit të Matjeve Elektrike tek Ing. Miranda Ekmeçiu.
Temat e aprovuara nga Departamenti i Automatikës do ti gjeni në javën e dytë të Majit 2017 të afishuara.
NJOFTIM
Njoftohen studentët e Bachelorit në Inxhinieri Elektrike, drejtimi Automatizimi i Industrisë, viti i tretë të paraqesin pranë Departamentit të Automatikës kërkesën e tyre për zhvillim e praktikës mësimore, si lëndë e semestrit të dytë për vitin e tretë.
Për këtë studentët duhet të plotësojnë formularin e miratimit të praktikës, që gjendet ne faqen e Fakultetit: www.fie.upt.al
Formulari i plotësuar me të dhënat e studentit dhe kompanisë ku mendohet të kryhet praktika duhet të dorëzohet në Departament deri në datë 21 Prill 2017 në Laboratorin e Matjeve Elektrike tek Ing. Miranda Ekmeçiu.
L A J M E R I M
Mbrojta e Provimit te Formimit per sistemin Bachelor per te treja drejtimet do te behet ne date 28 Mars 2017 ora 13:00 ne sallen 309. Studentet duhet te dorezojne prane Sekretarise FIE:
1. Fotokopje te kartes se identitetit dhe certificate personale
2. Vertetim nga biblioteka
3. Mandat – Pagesa per mbrojtjen – 1,000 leke
Veprimet me Sekretarine Mesimore do te bene ne datat 23-24-27 Mars 2017 ora 12:00 deri 14:00.
Veprimet me zyren e finacave do te bene ne datat 23-24-27 Mars 2017 ora 12:00 deri 14:00 .