Lajmërohen studentët që do të zhvillojnë mbrojtjen e Provimit të Formimit / mbrojtjen e Diplomës, se afati i dorëzimit të dokumentacionit, para mbrojtjes së provimit të formimit/diplomës, kryhet në sekretarinë Mësimore nga Dt.24.03.2021-29.03.2021:
Për Diplomën Bachelor :
1. Fotokopje të kartës së identitetit dhe certifikate personale ose familjare.
2. Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT-së.
Për Diplomën Master :
1. Fotokopje të kartës së identitetit dhe certifikatë personale ose familjare.
2. Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT-së.
3. Dëshminë e mbrojtjes së gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar), në rast se nuk e kanë dorëzuar më parë, e vlefshme vetëm për Masterin e Shkencave.
Sekretaria Mësimore FIE
LAJMERIM
Mbi dorëzimin e certifikatës së gjuhës së huaj
për studentët e Ciklit të Dytë Master i Shkencave në FIE.
Sipas strukturës mësimore të Ndryshuar për vitin akademik 2020-2021 duke filluar nga data 15.02.2021, sezoni i mbrojtjes së diplomave për Ciklin e Dytë fillon prej Dt.29.03.2021-09.04.2021.
Lajmërohen studentët se:
1. Afati Maksimal i dorëzimit te certifikatave të njohjes së gjuhës së huaj per studentët e Ciklit të Dytë Master i Shkencave të regjistruar për herë të parë në vitet akademike 2019-2020 dhe 2020-2021 do te jete para fillimit të mbrojtjes së diplomave.
2. Në rast të mosrespektimit të këtij afati, studenti nuk do të lejohet të hyjë në mbrojtje të diplomës.
3. Dorëzimi i certifikatës së mbrojtjes së gjuhës së huaj kryhet pranë Sekretarisë Mësimore FIE.
Sekretaria Mësimore FIE
Agjencia e Rinisë së Bashkisë së Tiranës, në kuadër të hartimit dhe zbatimit të politikave vendore në fushën e rinisë, ku përfshihet nxitja, vlerësimi dhe promovimi i aftësive të studentëve në fusha të ndryshme si kultura, shkenca, IT etj., ka nisur projektin "Tirana Youth Voice", revistë periodike, kushtuar të rinjve, të cilët do të shprehin talentet e tyre në fushat e mësipërme.
Në këtë revistë, çdo student do të ketë një hapësirë të dedikuar, me një punim të propozuar nga vetë ai, ose nga institucioni ku studion.
Për sa më sipër, në kuadër të bashkëpunimit të UPT - së me Bashkinë e Tiranës, ftojmë studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës që t’i bashkohen kësaj iniciative, duke publikuar punimet e tyre në revistën "Tirana Youth Voice".
Punimet e studentëve mund të dërgohen për publikim në Bashkinë e Tiranës, Agjencia e Rinisë, në adresën: tiranayouthvoice@
Për informacione shtesë mund të klikoni në adresën: zyrakarrieses@upt.al, si dhe mund të kontaktoni në Nr. cel. të Bashkisë së Tiranës: 0693127420, ose në Nr. cel. të koordinatorit të UPT - së: 0674081514.
NJOFTIM
Njoftohen te gjithe studente e MSH dhe MP drejtimi Energjetike te cilet kane plotesuar kushtet per te marre Projekt Diplomen se ne date 15.01.2021 ora 10:00, duhet te paraqiten prane Departamentit te Sistemeve Elektrike te Fuqise se bashku me formualin e aplikimit te diplomes per te marre temen e diplomes dhe pedagogun udheheqes.
Njoftim
Njoftohen te gjithe studentet e FIE-se qe bejne aplikim per burse te hapin nr llogarie vetem prane Bankes CREDINS.
Afati i fundit i dorezimit te dokumentacionit per burse dhe per perjashtim nga tarifa e shkollimit (dhe reduktim per Masterin) eshte deri me dt. 15 Dhjetor 2020.
NJOFTIM
Njoftohen studente fitues te Ciklit te Dyte se Regjistrimi i kandidatëve të cilët do të paraqiten personalisht ose nepermjet personit te autorizuar prej tyre, për programet e studimit ku janë shpallur fitues në Ciklin e Dytë të Studimeve në FIE;
• MASTER i SHKENCAVE
• MASTER PROFESIONAL
Do te behet ne datat 16-26 Nëntor 2020, ne oren 1000 – 1400
pranë Sekretarisë Mësimore FIE.
NJOFTIM
Në platformën e mësimdhënies online Microsoft Teams në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, janë aktivizuar userat e studentëve të rregullt në ciklin e parë të Studimeve Bachelor për ndjekjen e mësimdhënies së semestrit të parë 2020-2021, e cila ka filluar të zhvillohet prej datës 09/11/2020.
Për të vijuar procesin e mësimdhënies edhe me studentët e tjerë (jot e rregullt) në këtë cikël studimi, u lutemi studentëve të interesuar të dërgojnë kërkesën e tyre për frekuentim në vitet I, II, III BCH në Inxhinieri Automatizim Industri, Inxhinieri Energjtitike dhe Inxhinieri Mekatronike.
Email-at të dërgohen në adresën: sekretaria@fie.upt.al brenda ditës së premte, datë 13/11/2020.
NJOFTIM
Në vijim të procesit të pranimeve në Universitete, për kuotat e paplotësuara, kërkesat e aplikantëve do të mblidhen pranë Sekretarisë Mësimore FIE, në datat :
27 Tetor - 29 Tetor 2020.
NJOFTIM
Programi i Praktikave të Biznesit Gjerman (www.stipendienprogramm.org) ndihmon studentët dhe të diplomuarit e rinj që të fitojnë përvojën e parë të punës në kompanitë lider në Gjermani. Gjatë 17 viteve të fundit, janë mbështetur më shumë se 800 studentë dhe të sapo diplomuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë rrugë. Të gjithë ata kanë kaluar tre deri në gjashtë muaj në Gjermani, ku kanë patur mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre të fituara gjatë studimeve dhe t’i implementojnë ato në praktikë. Pas kthimit në vendet e tyre, të gjithë kanë arritur të gjejnë shumë shpejt punë mjaft të mira. Përveç kësaj, pjesëmarrësit në këtë program janë gjithashtu pjesë e një rrjeti rajonal të alumni-ve ku ata trajnohen vazhdimisht sipas nevojave të tregjeve lokale të punës.
Gjenerata e ardhshmee kandidatëve që do të fitojnë bursën, do e fillojë praktikën më 1 Korrik 2021. Thirrja për aplikime vazhdon të jetë e hapur nga 1 Tetori 2020 deri më 16 Nëntor 2020. Studentët mund të informohen për benefitet që ka ky program dhe për procedurën e aplikimit në faqen e internetit: www.stipendienprogramm.org
Për shkak të situatës pandemike, këtë vit nuk është e mundur që përfaqësues të programit të jenë fizikisht në fakultetin tonë për të bërë prezantimin. Prandaj, ju paraqes datat e mëposhtme për dy takime informuese virtuale që do zhvillojnë përfaqësuesit e Programit:
26. 10. 2020, 14h
https://zoom.us/j/96827933693?pëd=NUxsdË1mSXFEVzFRN3F5R2J5ZzJ3UT09
Meeting ID: 968 2793 3693
Passcode: 341092
3. 11. 2020, 18h
https://zoom.us/j/97586143837?pëd=b2VBTEhmTHcyQlpRcjFkemZBell4QT09
Meeting ID> 975 8614 3837
Passcode> 746470
Eshte shumë e vlefshme pjesmarrja juaj në takimet virtuale që do zhvillojnë përfaqësuesit e Programit për të marrë indformacionet e duhura. Per me shume klikoni ketu