<< Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next >>

Sekretaria: Njoftim per Kuotat e paplotesuar

Posted by Elektrike on 27-10-2020 15:35:49 UTC

NJOFTIM

Në vijim të procesit të  pranimeve në Universitete, për kuotat e paplotësuara, kërkesat e aplikantëve do të mblidhen pranë Sekretarisë Mësimore FIE, në datat :

27 Tetor - 29 Tetor 2020.  

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Dekani: Njoftim per Intership ne Gjermani

Posted by Elektrike on 18-10-2020 19:01:26 UTC

NJOFTIM

Programi i Praktikave të Biznesit Gjerman (www.stipendienprogramm.org) ndihmon studentët dhe të diplomuarit e rinj që të fitojnë përvojën e parë të punës në kompanitë lider në Gjermani. Gjatë 17 viteve të fundit, janë mbështetur më shumë se 800 studentë dhe të sapo diplomuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë rrugë. Të gjithë ata kanë kaluar tre deri në gjashtë muaj në Gjermani, ku kanë patur mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre të fituara gjatë studimeve dhe t’i implementojnë ato në praktikë. Pas kthimit në vendet e tyre, të gjithë kanë arritur të gjejnë shumë shpejt punë mjaft të mira. Përveç kësaj, pjesëmarrësit në këtë program janë gjithashtu pjesë e një rrjeti rajonal të alumni-ve ku ata trajnohen vazhdimisht sipas nevojave të tregjeve lokale të punës.

Gjenerata e ardhshmee kandidatëve që do të fitojnë bursën, do e fillojë praktikën më 1 Korrik 2021. Thirrja për aplikime vazhdon të jetë e hapur nga 1 Tetori 2020 deri më 16 Nëntor 2020. Studentët mund të informohen për benefitet që ka ky program dhe për procedurën e aplikimit në faqen e internetit: www.stipendienprogramm.org

Për shkak të situatës pandemike, këtë vit nuk është e mundur që përfaqësues të programit të jenë fizikisht në fakultetin tonë për të bërë prezantimin. Prandaj, ju paraqes datat e mëposhtme për dy takime informuese virtuale që do zhvillojnë përfaqësuesit e Programit:

26. 10. 2020, 14h

https://zoom.us/j/96827933693?pëd=NUxsdË1mSXFEVzFRN3F5R2J5ZzJ3UT09

Meeting ID: 968 2793 3693

Passcode: 341092

3. 11. 2020, 18h

https://zoom.us/j/97586143837?pëd=b2VBTEhmTHcyQlpRcjFkemZBell4QT09

Meeting ID> 975 8614 3837

Passcode> 746470

Eshte shumë e vlefshme pjesmarrja juaj në takimet virtuale që do zhvillojnë përfaqësuesit e Programit për të marrë indformacionet e duhura. Per me shume klikoni ketu

 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Fakulteti: Njoftim per shpallje vende te lira per pedagog te ftuar

Posted by Elektrike on 15-10-2020 22:58:32 UTC

NJOFTIM

 

Në zbatim të LAL Nr. 80/2015, date 22.07.2015, neni 57, pika 2 dhe mbështetur në Vendimin e Rektoratit të UPT Nr. 116, datë 22/09/2020 "Për miratimin e procedurës se punësimit të personelit akademik me kohë të pjesshme në UPT" në zbatim të saj dhe Vendimit nr: 52 të Dekanatit të FIE prot:215/1 datë 23.09.2020 shpallen vendet e lira per pedagog te ftuar per:

 

Kriteret që ju propozojmë për kandidatët mbështetur në LAL dhe Statutin e UPT, Janar 2019, neni 42 janë.

 

 

  1. Lëndë Elektroteknikë e Përgjithshme që zhvillohet me studentët e degëve të fakulteteve jashtë FIE, ku përfshihen leksione, seminare dhe laboratore
  2. Laboratore Elektroteknikë

Kriteret e kandidatëve mbështetur në LAL dhe në statutin e UPT janë si më poshtë:

  1. Të jetë i diplomuar në Inxhinieri Elektrike, Master i Shkencave apo sistemi 5-vjecar
  2. Të ketë notë mesatare të ponderuar për të dy cilet më të lartë se 8 kur ka diplomë master i shkencave dhe notë mesatare 8 kur ka mbaruar sistemin 5-vjecar.
  3. Mesatarja e notave në lëndët matematikë, fizikë, elektroteknikë, teori fushe elektromagnetike më e lartë se 8
  4. Kanë përparësi kandidatët që zotërojnë tituj akademikë
  5. Përbën përparësi eksperienca në mësimdhënie në lëndë të ngjashme
  6. Përbëjnë përparësi kandidatët e shkollës së doktoraturës në FIE
  7. Kandidati duhet të jetë i komunikueshëm dhe i aftë të punojë në grup
  8. Kandidatët që aplikojnë për herë të parë preferohet të kenë rekomandime nga Departamenti ku janë diplomuar apo nga vendi i tyre i punës.

Numri i pedagogëve të ftuar që kërkohet për mbulimin e ketyre orëve mësimore nga departamenti është katër.

 

 

Lendet:

  1. "A/Ibitensionet dhe Koordinimi i Izoacionit ne Sistemin Elektroenergjetik - Viti i pare Master Shkencor — Leksione
  2. "Teknika e Tensioneve te Larta" - Viti I Pare Master Profesional -Leksione.
  3. Projektimi i rrjetave urbane dhe industriale" Niveli Master - Leksione, qe zhvillohet ne semestrin e dyte te vitit akademik 2020-2021.
  4. Analiza e Sistemeve Elektrike, dhe Platforma kompiuterike per analizen e SE- Niveli Master — Laboratore
  5. Analiza e Sistemeve Elektrike, Niveli Master - qe zhvillohet FIM

Kriteret

  1. Kandidati duhet te kete perfunduar studimet e ciklit te dyte Master Shkencor ne Drejtimin Eenergjetik, ose studimet e ciklit 5 vjecar me Diplome Inxhinier elektrike Profili Energjetike.
  2. Te kete note mesatare te ponderuar per te dy ciklet Bachelor dhe Master i Shkencave dhe ose sistemi 5 vjecar mbi 8.
  3. Ne perputhje me Ligjin e Arsimit te Larte, sipas lendeve dhe programit te studimit, preferohet qe kandidati te kete Graden Doktor i Shkencave. Titulli perben avantazh.
  4. Kandidati te kete experience ne mesimdhenie dhe aktivitet kerkimor shkencor ne fushen perkatese
  5. Preferohet te kete eksperience pune ne sitemin elektroenergjetike, te jete ne pozicione drejtuese, manaxheriale dhe vendimarrese, per te garantuar realizmin dhe mbarevajtjen e Praktikave, Projekt Kurseve dhe Detyrave te kursit si dhe recensave te temave te diplomave ne Master Ppofesional Energjetike;
  6. Te kete aftesi komunikuese per transferimin e njohurive te domosdoshme tek studentet.
  7. Jane te avantazhuar kandidate qe kane treguar fryme bashkepunimi me Deparatamentin e sistemeve Elektrike te Fuqise

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentat si mëposhtë, deri në datën 22/10/2020, prane departamenteve perkates:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim.
  2. Jetëshkrimi (CV).
  3. Fotokopj e e dokumentit të identifikimit.
  4. Fotokopje e diplomës universitare dhe listës së notave të noterizuara.
  5. Vërtetim nga vendi i punës, që i lejon për tu angazhuar në mësimdhënie.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: NJOFTIM PER MBROJTIEN E DIPLOMAVE

Posted by Elektrike on 15-10-2020 20:36:23 UTC

NJOFTIM

Njoftohen studentet  PROGRAMI I STUDIMIT MASTER NË INXHINIERI ELEKTRIKE SE Mbrojtja e diplomave në programin e studimit:

 

Shënime:

1- Të gjithë studentët e interesuar për diplomim të dorëzojnë në Sekretarinë Mësimore dokumentat e mëposhtëm: a-Fotokopje të kartës së identitetit dhe çertificatë personale b- Vërtetim nga Biblioteka FIE.

2- Për më tepër informacione mbi diplomimet, studentët mund të drejtohen pranë departamenteve përkatëse. 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Sistemeve Elektrike te Fuqise: NJOFTIM PER MBROJTIEN E DIPLOMAVE

Posted by Elektrike on 15-10-2020 20:34:04 UTC

NJOFTIM

Njoftohen studentet  PROGRAMI I STUDIMIT MASTER NË INXHINIERI ELEKTRIKE SE Mbrojtja e diplomave në programin e studimit:

Shënime:

1- Të gjithë studentët e interesuar për diplomim të dorëzojnë në Sekretarinë Mësimore dokumentat e mëposhtëm: a-Fotokopje të kartës së identitetit dhe çertificatë personale b- Vërtetim nga Biblioteka FIE.

2- Për më tepër informacione mbi diplomimet, studentët mund të drejtohen pranë departamenteve përkatëse. 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: NJOFTIM PER PROVIMIN E FORMIMIT MASTER PROFESIONAL AUTOMATIZIM INDUSTRIE DHE MEKATRONIKE

Posted by Elektrike on 15-10-2020 20:08:50 UTC

NJOFTIM

PROGRAMI I STUDIMIT: MASTER PROFESIONAL NË INXHINIERI ELEKTRIKE - Provimi i formimit për programin e studimit “Master Profesional në Inxhinieri Elektrike”, drejtimet: Automatizim Industrie dhe Mekatronikë do te zhvillohet në datën 03.11.2020, ora 12.00 në sallën FIE 103.

Informacioni mbi oraret e konsultimeve: http://fie.upt.al/Oraret_per_konsultime%20MP.pdf 

 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Sistemeve Elektrike te Fuqise: NJOFTIM PER PROVIMIN E FORMIMIT

Posted by Elektrike on 15-10-2020 19:59:57 UTC

NJOFTIM

Njoftohen studentet e PROGRAMI I STUDIMIT: BACHELOR NË INXHINIERI ELEKTRIKE se Provimi i formimit për programin e studimit:

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Sekretaria: Njoftim mbi aplikimet per regjistrime ne Ciklin e Dyte te Studimeve

Posted by Elektrike on 10-10-2020 17:53:03 UTC
NJOFTIM
 
Mbi aplikimet në Programet e Ciklit të Dytë të Studimeve në Fakultetin e
 
Inxhinierisë Elektrike për vitin akademik 2020-2021
 
Aplikimet për pranimet në Ciklin e Dytë të Studimeve “Master i Shkencave” dhe
“Master Profesional” për Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike për vitin akademik 2020-
2021, do të celen më dt.11.10.2020 dhe do të kryhen pranë laboratorëve të
Departamentit të Sistemeve Elektrike të Fuqisë dhe Departamentit të Automatikës,
godina FTI, Kati I.
Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe
dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Diplomë ose fotokopje të njehsuar me origjinalin, të Ciklit të Parë të Studimeve
të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së Ciklit të Parë të
Studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të njehsuar me
origjinalin, ose në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të
cilit është kryer njehsimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka
kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në
vendin përkatës.
b) Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose
fotokopje të tyre të njehsuar me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni
përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP).
c) Formularin e aplikimit, i cili tërhiqet në momentin e aplikimit.
d) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, ose pasaportë).
e) Dy fotografi personale.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Sekretaria: ORARI I PROVIMEVE SEZONI I VJESHTES 2020

Posted by Elektrike on 28-09-2020 17:46:37 UTC

NJOFTIM

Njoftohen stafi pedagogjik dhe studentet se orari i provimeve te sezonit te vjeshtes 2020 eshte shfaqur ne website e fakultetit. http://www.fie.upt.al/Orari_i_provimeve.php

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Sistemeve Elektrike te Fuqise: Njoftim per Kontrollin e Diplomave

Posted by Elektrike on 21-09-2020 10:02:01 UTC
NJOFTIM
 
Njoftohen te gjithe studentet e drejtimit energjetike Master Profesional dhe Masterit Shkencor qe jane rregjistruar dhe kane parashikuar mbrojtjen e diplomave ne sezonin e VJESHTES 2020 ne lidhje me kontrollin dhe mbrojtje e diplomave ne datat e meposhtme : 
  • 28.09. 2020 ora 10:00 – 12:00 - Kontrolli i dyte per studentet e MP dhe MSH,   materiali i pergatitur Kontrolli do te behet nga pedagoget Udheheqes te Diplomave.
  • 20.10.2020 Kontrolli i fundit i Projekt Diploames do te behet nga pedagoget udheheqes.
  • 26.10.2020 - Dorezimi i Projekt Diplomes te printuar, per studentet e MSH  lidhur dhe firmosur e shoqeruar me kopje elektronike ne CD.
  • Mbrojtja e Projekt Diplomave eshte parashikuar ne date 29.10.2020 ora 11:00 prane Departamentit te Sistemeve Elektrike te Fuqise.
Studentet qe nuk paraqiten ne daten e mesiperme te kontrollit  humbasin te drejten per mbrojtjen e  Projekt - Diplomes.
 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


<< Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next >>