NJOFTIM
Bazuar në Urdhërin e marrë nga Rektorati i UPT ,nr. 595 Prot. Dt. 18.03.2022, njoftohen të gjithë studentët, në të gjitha Ciklet e Studimit në Fakultetin e Inxhiniesrise Elektrike si dhe për personelin akademik dhe ndihmësakademik, se dita e Hënë, dt 21.03.2022 do të jetë ditë pushimi.
Dita e punës e dt 21.03.2022 do të zevendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti akademik.
Njoftim
Njoftohen studente te cilet deshirojne te marrin pjese ne konkurs te pronesise intelektuale. Per me shume informacion klikoni ne linkun e meposhtem.
L A J M E R I M
Lajmërohen të diplomuarit se terheqja e Diplomave per Ciklin e Pare Bachelor si dhe per Ciklin e Dyte te studimeve Master i Shkencave si dhe Master Profesional sezoni i veres dhe i vjeshtes, per vitin akademik 2020-2021, do të bëhet pranë Sekretarisë Mësimore duke filluar nga Dt 03.03.2022 nga e hëna- premte ora 10-12:
Për tërheqjen e diplomave :
1.Paraqitet personalisht diplomuari, kundrejt nënshkrimit dhe plotësimit të formularit të miratuar, me anë të së cilës konfirmohet saktësia e gjeneraliteteve në përmbajtje të diplomës, dhe evidentohet në regjistrin përkatës.
2.Nëse prania e të diplomuarit është objektivisht e pamundur, tërheqjen e diplomës mund ta bëjë një nga pjesëtarët e familjes, i pajisur me prokure të posaçme, duke paraqitur dhe letërnjoftimin e tij.
Shënim: Të diplomuarit të jenë të pajisur me maska, dhe të respektojnë distancimin fizik.
Njoftim
Ju lutemi vini re ndryshimet ne orarin e provimeve.
Provimi i formimit per ciklin e pare Baclelor ne profilin Automatizim i Industrise dhe Inxhinieri Mekatronike do te zhvillohet me date 17 Mars, ora 12:00.
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë studentët diplomantë, Master i Shkencave dhe Master Profesional në Automatizim të Industrisë dhe Master Profesinal në Inxhinieri Mekatronike se:
1 Mars 2022, ora 11:00 – 12:00
15Mars 2022, ora 11:00 – 12:00
Kontrolli i diplomave, do të kryhet pranë laboratorit të automatikës, nga Dr. Arnisa MYRTELLARI për studentët e Masterit Profesional dhe Shkencor për drejtimin e Automatizimit të Industrisë, Masterit Profesional, Inxhinieri Mekatronike.
- tre fletët e para të diplomës të plotësuara. Fletët e para të diplomës i gjeni në faqen e Fakultetit: www.fie.upt.al
- draft materialin e diplomës së punuar të printuar, në përputhje të plotë me kërkesat e programit të studimit shiko faqen e fakultetit http://www.fie.upt.al
Studentët që nuk paraqiten në kontrolle ose kanë vetëm tre faqet e para, skualifikohen nga mbrojtja e diplomave në këtë sezon.
22 Mars ora 09:00 – 11:00
Pranë laboratorit të Makinave Elektrike, Dr. Gentian DUME.
25 Mars ora 9:00
Njoftim
NJOFTIM
I dashur student,
Në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga “Ligj Nr. 80/2015 Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Neni 103, Pika 3, Universiteti Politeknik i Tiranës organizon Pyetësorin Studentor për cilësinë e mësimdhënies në çdo program studimi.
Nëpërmjet këtij pyetësori, çdo studenti i jepet mundësia të shprehë perceptimin e tij mbi procesin mësimor dhe personelin akademik si dhe të përcjellë pranë autoriteteve të universitetit shqetësime specifike. Ky pyetësor na ndihmon të krijojmë një panoramë të përgjithshme të problematikave në UPT, duke u fokusuar tek shqetësimet e studentëve, për të mundësuar përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike.
Plotësimi i pyetësorit do të jetë i mundur duke filluar prej datës 31 Janar, deri më 06 Shkurt 2020nëpërmjet platformës online të sekretarisë mësimore.
Link: http://bit-albania.com/
Përgjigjet e pyetësorit ruhen dhe përpunohen në mënyrë ANONIME nga UPT dhe mbi bazën e tyre hartohen të dhëna statistikore për të evidentuar problematikat kryesore të perceptuara nga studentët. Në çdo rast, analiza e të dhënave të pyetësorit do të kryhet pas përmbylljes së sesionit të provimeve, duke shmangur çdo ndikim të mundshëm në vlerësimet përfundimtare.
Plotësimi i pyetësorit do të bëhet për çdo pedagog që merr pjesë në procesin e mësimdhënies në semestrin aktual. Në llogarinë tuaj online do të shfaqet pyetësori vetëm për lëndët që frekuentoni si student i rregullt në këtë semestër dhe lëndët vjetore të cilat nuk kanë qënë pjesë e pyetësorin në Semestrin e parë.
Universiteti Politeknik e vlerëson maksimalisht mendimin tuaj dhe ju nxit të merrni pjesë në këtë proces.
Duke punuar së bashku, UPT mund të vijojë përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike duke vazhduar traditën e ekselencës e duke konsoliduar reputacionin kombëtar e rajonal.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin,
Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
Shënim:
Njoftim
Ju lutemi vini re ndryshimet ne orarin e mesimeve.