image 1 image 2 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3

Pranimi i studentëve në programet e studimit të ciklit të parë

Kandidatët fitojnë të drejtën për t’u regjistruar në një program studimi të ciklit të parë, nëse mbi bazën e kritereve të vendosura, renditen në listën e fituesve, për atë program.

Kandidatët fitues, fitojnë statusin e studentit dhe kanë të drejtë të ndjekin studimet në vitin akademik përkatës, nëse regjistrohen në sekretarinë mësimore të fakultetit brenda afateve kohore të përcaktuara dhe të shpallura paraprakisht.

Mbështetur në Ligjin “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” Për t'u regjistruar, studenti paraqet vetë ose një person i autorizuar me PROKURE pranë sekretarisë mësimore të fakultetit me dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga:

1. Studenti paraqet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit përkatës dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga: dëftesa e maturës (origjinale ose noterizuar), Karten e Identitetit dhe nje fotokopje te saje,dy fotografi 4x6, si dhe faturën e pagesës së tarifës së regjistrimit.

2. Studenti duhet të paguajë tarifën vjetore të shkollimit për vitin përkatës akademik para fillimit të sesionit të provimeve të dimrit. Në rast mospagese ai humbet të drejtën për të hyrë në provime.

3. Fakulteti i jep studentit numrin e tij të matrikullimit, i cili është unikal, brenda dy muajve nga koha e fitimit të statusit të studentit. Studenti e humbet statusin e tij me marrjen e diplomës, me largimin vullnetar të tij pa përfunduar studimet ose me përjashtimin e tij nga universiteti.

Pranimi i studentëve në programet e studimit të ciklit të dytë

1. Mbështetur në Ligjin “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” Për t'u regjistruar, studenti paraqet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit me dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga:

1. Për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë një diplomë DNP në fushën përkatëse të studimit ose në fusha të tjera të përafërta. Në çdo program studimi të ciklit të dytë përcaktohet lista e programeve të studimit të ciklit të parë që mundësojnë pranimin në të si më poshtë:
a. Programe studimi të ciklit të parë që lejojnë regjistrimin në programin përkatës të studimit të ciklit të dytë pa plotësime shtesë (pa debite formimi)
b. Programe studimi të ciklit të parë që lejojnë regjistrimin në programin përkatës të studimit të ciklit të dytë me plotësime të njohurive formuese (me debite formimi)

2. Studentët e pranuar në programet e studimit të ciklit të dytë me jo më shumë se 30 kredite debite regjistrohen në vitin e parë të programit përkatës të studimit të ciklit të dytë me detyrimin e plotësimit të këtyre debiteve..

3. Studentët e pranuar në programet e studimit të ciklit të dytë me më shumë se 30 kredite debite, duhet t’i plotësojnë ato para se të regjistrohen në vitin e parë të programit përkatës të studimit të ciklit të dytë. Fakulteti u krijon kushte për frekuentimin e disiplinave përkatëse dhe dhënien e provimeve.

4. Për çdo program studimi të ciklit të dytë, fakultetet propozojnë kriteret specifike të pranimit. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet në bazë të kuotave të miratuara dhe kritereve të pranimit.

5. Kandidati fitues, fiton statusin e studentit dhe ka të drejtë të ndjekë studimet në vitin akademik përkatës, nëse regjistrohet në sekretarinë mësimore të fakultetit brenda afateve kohore të përcaktuara dhe të shpallura paraprakisht. Për t'u regjistruar, studenti paraqet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga:
Diploma (ose fotokopje e noterizuar ) e DNP, suplementi i diplomës (ose dokumenta të tjerë ekuivalente me të), Karten e ID, dy fotografi 4x6 , formulari i plotesuar i aplikimit, Deftesa e shkolles se mesme, si dhe faturën e pagesës së tarifës së regjistrimit

6. Fakulteti ka përgjegjësinë e verifikimit të origjinalitetit të dokumentacionit të paraqitur (diploma e nivelit të parë dhe suplementi i diplomës), brenda dy muajve nga koha e regjistrimit. Në rast të konstatimit të fallsifikimit të dokumentave, studenti përjashtohet nga universiteti pa iu rimbursuar tarifa e paguar.

7. Studenti duhet të paguajë tarifën vjetore të shkollimit për vitin përkatës akademik para fillimit të sesionit të provimeve të dimrit. Në rast mospagese ai humbet të drejtën për të hyrë në provime.