image 1 image 2 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3

TRANSFERIMI I STUDIMEVE

I. Transferimi i studimeve në të njëjtin program studimi

Universiteti Politeknik pranon transferime studentësh në vite të ndërmjetme nga universitete të tjera, brenda ose jashtë vendit dhe lejon largimin e studentëve të tij për në universitetet të tjera.
Studenti mund të ndërrojë programin e studimit si brenda Universitetit Politeknik, ashtu edhe nga universitetet e tjera në Universitetin Politeknik.
Procedurat për transferimin e studimeve si rregull fillojnë të paktën tre muaj para fillimit të vitit akademik dhe përfundojnë një javë para fillimit të vitit akademik.

A. Kriteret:

1. Studenti duhet të ketë grumbulluar nga Matura Shtetërore sasi pikësh më të larta se pragu minimal i pikëve që është arritur në programin e studimit të kërkuar në vitin përkatës.

2. Studenti duhet të ketë fituar jo më pak se 30 kredite në programin përkatës të studimit.

3. Për kryerjen e transferimit të studimeve në programin e studimit Arkitekturë, studenti duhet t’i jete nenshtruar nje konkursi pranimi të përafërt me konkursin e pranimit në UPT. Në të kundërt ai duhet t’i nënshtrohet konkursit tonë të pranimit dhe të renditet në grupin e fituesve.

4. Mbi bazën e kuotave dhe kërkesave për një program të caktuar studimi fakultetet përkatëse vendosin kritere të tjera shtese, të cilat lidhen me sasitë e krediteve të fituara, nota mesatare e ponderuar, etj.

B. Dokumentacioni i nevojshëm:

1. Kërkesë individuale me të dhënat personale, universitetin dhe programin e studimit që ndjek, arsyen e transferimit të studimeve, programin e studimit që kërkon të vazhdojë, pika kontakti (adresë, telefon, email, etj)

2. Karta e studentit ose çdo dokument tjetër ku të vërtetohet që ka statusin e studentit në universitetin nga vjen

3. Vërtetim në lidhje me programin e studimit dhe kursin ku ka qenë i regjistruar, vitin akademik që ka ndërprerë studimet

4. Listën e detyrimeve të shlyera, kreditet dhe notat e fituara për çdo detyrim

5. Planin mësimor dhe programet e lëndëve që ka likujduar

6. Vërtetim për pikët e fituara në maturën shtetërore.

7. Dokument identifikimi (kopje e noterizuar e kartës së identitetit ose pasaportës)

II. Ndërrimi i programit të studimit

A. Kriteret:

1. Studenti duhet të ketë grumbulluar nga Matura Shtetërore sasi pikësh më të larta se pragu minimal i pikëve që është arritur në programin e studimit të kërkuar në vitin përkatës.

2. Studenti duhet të ketë marrë të gjitha kreditet e vitit të parë në programin përkatës të studimit me notë mesatare të ponderuar mbi 8.

3. Për kryerjen e transferimit të studimeve në programin e studimit Arkitekturë, studenti duhet t’i nenshtrohet konkursit të pranimit në UPT dhe të renditet në grupin e fituesve.

4. Mbibazën e kuotave dhe kërkesave për një program të caktuar studimi fakultetet përkatëse vendosin kritere të tjera specifike.

B. Dokumentacioni i nevojshëm:

1. Kërkesë individuale me të dhënat personale, universitetin dhe programin e studimit që ndjek, programin e studimit që kërkon të vazhdojë, arsyen e ndërrimit të programit të studimeve, pika kontakti (adresë, telefon, email, etj)

2. Karta e studentit ose çdo dokument tjetër ku të vërtetohet që ka statusin e studentit në universitetin nga vjen.

3. Vërtetim për pikët e fituara në maturën shtetërore.

4. Vërtetim në lidhje me programin e studimit dhe kursin ku ka qenë i regjistruar, vitin akademik që ka ndërprerë studimet

5. Listën e detyrimeve të shlyera, kreditet dhe notat e fituara për çdo detyrim

6. Planin mësimor dhe programet e lëndëve që ka likujduar

7. Dokument identifikimi (kopje e noterizuar e kartës së identitetit ose pasaportës)

III. Program i dytë studimi

A. Kriteret:

1. Programi i dytë studimi bëhet me pagesë të plotë.

2. Për programin e studimit arkitekturë, aplikanti duhet t’i nënshtrohet konkursit të pranimit.

3. Renditja e kandidaturave për çdo program studimi bëhet mbi bazë të afërsisë së programeve të studimit dhe notës mesatare me të cilën kanë përfunduar studimet e para

B. Dokumentacioni i nevojshëm:

1. Kërkesë individuale me të dhënat personale, diplomën që ka fituar, programin e studimit që kërkon të ndjek, arsyen e ndjekjes së programit të dytë të studimeve, pika kontakti (adresë, telefon, email, etj)

2. fotokopje e noterizuar e diplomës

3. Listën e notave

4. Planin mësimor dhe programet e lëndëve

5. Dokument identifikimi (kopje e noterizuar e kartës së identitetit ose pasaportës)

IV. Procedura:

Dokumentacioni i plotë dorëzohet pranë degës mësimore. Afati i pranimeve të kërkesave për tranferime të studimeve dhe program të dytë studimi është 15 Shtator 2010. Dokumentat që janë në gjuhë të huaj duhet të përkthehen dhe të noterizohen. UPT ka të drejtë të bëjë verifikimin e dokumentacionit në institucionin nga vjen. Fakultetet ngrejnë komisionet për njohjen e krediteve të fituara dhe ekuivalentimin e lëndëve.