NJOFTIM
Të gjithë aplikantët të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit pranë sekretarisë mësimore të FIE. Regjistrimi në U-Albania, Raundi i parë (7 faza 48-orëshe) 14 ditë, do të kryhet në datat:
Dokumentacioni që duhet të paraqesin është si më poshtë:
• Diplomën e Maturës Shtetërore ose të dëftesës së bashku me çerifikatën e notave të noterizuar.
• Fotokopje të kartës së identitetit (ku të shënohet nr.telefoni dhe adresa e-mail).
• Fotokopje të kartës së identitetit të babait.
• Dy fotografi personale.
• Kopje të mandat-arkëtimit të tarifës së regjistrimit. (kliko per te shkarkuar mandatin)
NJOFTIM
Te gjithe studentet qe nuk kane kryer shlyerjen e detyrimeve financiare (tarifave te shkollimit per te gjitha ciklet e studimit) per vitin akademik 2021-2022, Ju lutemi te paraqiten prane zyres se finances se FIE perpara fillimit te sezonit te provimeve te vjeshtes per terheqjen e mandatit dhe kryerjen e pageses.
Zyra e finances se FIE.
Njoftim
Njoftim
Ju njoftojme se orari i Provimeve te sezonit te veres eshte shfaqur ne faqen e website ne rubriken Orari i Provimeve.
Të nderuar studentë,
Në faqen e web-in e UPT-së, është shpallur njoftimi për përzgjedhjen e 4 studentëve nga UPT, për të marrë pjesë në shkollën verore në Berlin.
Kohëzgjatja e shkollës verore: 22 – 26 gusht 2022
Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin Politeknik të Tiranës, të kenë kryer një vit akademik (duke filluar nga viti i dytë Bachelor, ose Master).
Numri total i studentëve që do të nominohen nga UPT: 4 (Prej të cilëve, 2 do të përzgjidhen nga DAAD).
Studentët marrin një grant udhëtimi prej 525,00 € dhe një grant akomodimi prej 273,00 €.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
- CV;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti;
- Listë notash e studimeve deri në momentin e aplikimit;
- Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
- Çertifikatë e gjuhës angleze (Niveli minimal i kërkuar është B2).
Afati i fundit i aplikimit, prane Drejtorise se Komunikimit dhe Koordinimit ne UPT, është 20 qershor 2022
Kliko ketu per programi i shkolles verore.
Njoftim
Ditën e Martë, datë 24.05.2022, ora 11:00, në sallën 212 pranë ambienteve të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike do të bëhet prezantimi i projektit “La Som City” nga studentët e vitit të tretë Bachelor të këtij fakulteti, profili Energjetikë, në lëndën Burimet e Rinovueshme të Energjisë. Jeni te ftuar te merni pjese.
Ju mirepresim.
Njoftim
Njoftohen studentet Master Profesional Elektroenergjitike se Praktika profesionale do te zhvillohet ne periudhen 22 maj deri 8 qershor.
Te gjithe ata studente qe kane siguruar vete vendet e praktikes te plotesojne formularin ne dhe ta dorezojne ne departament brenda dates 13 maj ora 14:00. Per ata qe nuk kane dorezuar formularin brenda kesaj date do te kerkohet zhvillimi i praktikes ne kompanite energjitike.