NJOFTIM
I dashur student,
Në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga “Ligj Nr. 80/2015 Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Neni 103, Pika 3, Universiteti Politeknik i Tiranës organizon Pyetësorin Studentor për cilësinë e mësimdhënies në çdo program studimi.
Nëpërmjet këtij pyetësori, çdo studenti i jepet mundësia të shprehë perceptimin e tij mbi procesin mësimor dhe personelin akademik si dhe të përcjellë pranë autoriteteve të universitetit shqetësime specifike. Ky pyetësor na ndihmon të krijojmë një panoramë të përgjithshme të problematikave në UPT, duke u fokusuar tek shqetësimet e studentëve, për të mundësuar përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike.
Plotësimi i pyetësorit do të jetë i mundur duke filluar prej datës 31 Janar, deri më 06 Shkurt 2020nëpërmjet platformës online të sekretarisë mësimore.
Link: http://bit-albania.com/
Përgjigjet e pyetësorit ruhen dhe përpunohen në mënyrë ANONIME nga UPT dhe mbi bazën e tyre hartohen të dhëna statistikore për të evidentuar problematikat kryesore të perceptuara nga studentët. Në çdo rast, analiza e të dhënave të pyetësorit do të kryhet pas përmbylljes së sesionit të provimeve, duke shmangur çdo ndikim të mundshëm në vlerësimet përfundimtare.
Plotësimi i pyetësorit do të bëhet për çdo pedagog që merr pjesë në procesin e mësimdhënies në semestrin aktual. Në llogarinë tuaj online do të shfaqet pyetësori vetëm për lëndët që frekuentoni si student i rregullt në këtë semestër dhe lëndët vjetore të cilat nuk kanë qënë pjesë e pyetësorin në Semestrin e parë.
Universiteti Politeknik e vlerëson maksimalisht mendimin tuaj dhe ju nxit të merrni pjesë në këtë proces.
Duke punuar së bashku, UPT mund të vijojë përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike duke vazhduar traditën e ekselencës e duke konsoliduar reputacionin kombëtar e rajonal.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin,
Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
Shënim:
Njoftim
Ju lutemi vini re ndryshimet ne orarin e mesimeve.
NJOFTIM!
NJOFTIM
Në vijim të proçesit të pranimeve në Universitete, për kuotat e paplotësuara regjistrimet do të kryhen prane Sekretarive Mësimore në datat 27 Tetor – 31 Tetor.
Proçedura e regjistrimit si në vijim:
1. Datë 27, 28 Tetor do të mblidhen të gjitha kërkesat (duke kontrolluar që aplikantët të jenë të përfshirë në listën e raundit të tretë e disponueshme në faqen e sekretarisë në U-Albania).
2. Renditja e aplikantëve për këtë fazë do të afishohet në ambjentet publike të fakultetit datë 29 Tetor.
3.Vijohet me regjistrimet sipas renditjes së pikëve.
4. Regjistrimet mbyllen në datën 31 Tetor.
Duke ju uruar një ditë të mbarë, na kontaktoni për cdo paqartësi ne sekretaria@fie.upt.al.
NJOFTIM
Njoftohen te gjithe kandidate fituese ne Master Shekncor dhe Profesioanel per te treja drejtimet se regjistrimi i kandidatëve të cilët do të paraqiten personalisht ose nepermjet personit te autorizuar prej tyre, për programet e studimit ku janë shpallur fitues në Ciklin e Dytë të Studimeve në FIE;
• MASTER i SHKENCAVE
• MASTER PROFESIONAL
Do te behet ne datat 27.10.2021-29.10.2021
ne oren 1000 – 1400
pranë Sekretarisë Mësimore FIE.
NJOFTIM
Në zbatim të LAL Nr. 80/2015, date 22.07.2015, neni 57, pika 2 dhe mbështetur në Vendimin e Rektoratit të UPT Nr. 116, datë 22/09/2020 "Për miratimin e procedurës se punësimit të personelit akademik me kohë të pjesshme në UPT" në zbatim të saj dhe Vendimit nr: 22 të Dekanatit të FIE prot:410 datë 04.10.2021 shpallen vendet e lira per pedagog te ftuar per:
Kriteret e kandidatëve mbështetur në LAL dhe në statutin e UPT janë si më poshtë:
Kriteret e kandidatëve mbështetur në LAL dhe në statutin e UPT janë si më poshtë:
Numri i pedagogëve të ftuar që kërkohet për mbulimin e ketyre orëve mësimore nga departamenti është pesë.
Lendet:
Kriteret e kandidatëve mbështetur në LAL dhe në statutin e UPT janë si më poshtë:
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentat si mëposhtë, deri në datën 14/10/2021, prane departamenteve perkates:
Mbi proceduren e pranimit dhe regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë për transferim të studimeve,dhe program të dytë studimi, ne programet e ciklit të dytë të studimeve.
Aplikimet kryhen deri në datën 04.11.2021, pranë Sekretarisë Mësimore FIE.
Për sqarime të mëtejshme në lidhje me dokumentacionin, do drejtoheni pranë Sekretarisë Mësimore FIE.
Njoftim
Aplikimet Master
FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE
Viti akademik 2021-2022
Aplikimet për pranimet në Ciklin e Dytë të Studimeve “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional” për Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike viti akademik 2021-2022, do të nisin më Dt.07.10.2021-18.10-2021 dhe do të kryhen pranë laboratoreve të Departamentit të Sistemeve Elektrike të Fuqisë për Master Shkencor dhe Master Profesional dhe Departamentit të Automatikës.
Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
Sekretaria Mësimore FIE
NJOFTIM
Hapet thirrja për punësim në shoqërinë Fushë Krujë Cement Factory dhe shoqërinë Elbasan Cement Factory sh.p.k
Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe shoqërisë Fushë Krujë Cement Factory dhe shoqërisë Elbasan Cement Factory sh.p.k ofrohen vende pune përkatësisht:
Gjatë kohës sëpunësimit ofrohet fleksibilitet për punonjësit që të vazhdojnë studimet master, duke ju mbështetur në këtë rrugëtim.
Gjithashtu kompanitë ofrojnë trajnime nga kompani të huaja që lidhen me njohuritë teknike, njohuritë mbi shëndetin dhe sigurinë në punë dhe njohuritëqë lidhen me zbatimin e standarteve ISO.
Punonjësit që performojnë mire dhe japin rezultate ne pune kane mundesi promovimi.
Shënim: Kandidatet duhet të jenë të përgatitur, sepse intervista zhvillohet me panel dhe pyetjet janë përgjithësisht teknike, të cilat mbështeten në njohuritë që kanë marrë gjatë studimeve bachelor/master dhe në eksperiencat që kanë pasur gjatë praktikave/punësimeve të mëparshme).
Adresa e email ku duhet te aplikoni:
elma.zeneli@fkcementfactory.com
NJOFTIM
Në zbatim të Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.413, date 24.09.2021 "Për marrjen e masave për parandalimin e infeksionit COVID-19 për personelin e institucioneve arsimore dhe studentët”, kërkohet të kryhet në UPT verifikimi i statusit të vaksinimit, për të gjithë studentët që do të ndjekin studimet në vitin akademik 2021-2022.
Në kete kuader, ju lutemi të gjithë studentët ekzistues të vaksinuar të dorezojnë në Teams "Sekretaria Mësimore" certifikaten elektronike të vaksinimit brenda dates 03.10.2021.
Studentët e viteve të para, të regjistruar në ciklin e parë të studimeve Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, në vitin akademik 2021-2022, do të njoftohen me email dhe do të dërgojnë këtë dokument në përgjigje të email-it të dërguar, brenda të njëjtit afat.
Për të gjithë udhezimet e mëtejshme mbi zhvillimin e mësimdhënies për vitin akademik 2021-2022, do tu mbajme në kontakt.
Suksese!
Faleminderit për bashkëpunimin!