<< Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next >>

General: Formulari per sezonin e Majit

Posted by Elektrike on 27-04-2021 07:36:35 UTC
NJOFTIM

Te gjithe studentet qe plotesojne kriteret e hyrjes ne provime ne sezonin e ndermjetem i provimeve "Maj 2021" (nuk kane marre pjese ne shkurt-mars 2021 dhe kane shlyer te gjithe detyrimet e lendes), duhet te plotesojne formularin e regjistrimit bashkengjitur. Menyra e dorezimit te tij prane sekretarise mesimore do te jete ne nje prej opsioneve: a- direkt ne sekretarine mesimore, b- e firmosur dhe skanuar, e derguar ne Teams Sekretaria Mesimore, c- e firmosur dhe e skanuar, e derguar me email tek adresa: sekretaria@fie.upt.al. Afati i dorezimit te formulareve te regjistrimit eshte data 30.04.2021. Suksese!

FORMULARI
lexo me shume...

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


General: Konkursi Research Paper nga OTP Bank

Posted by Elektrike on 21-04-2021 09:05:48 UTC
Edicioni i dyte I konkursit  Research Paper vjen kete vit me temen: E ARDHMJA E TURIZIMIT NE SHQIPERI.
Cilido prej studenteve (individualisht apo ne grup) mund te behet pjese e ketij Konkursi. Ne perfundim, do te zgjidhen 3 fituesit e pare te cilet do te shperblehen me nje cmim monetar.
Ju lutem te ndiqni per me shume linket e meposhtme
IMAGE01
IMAGE02
Guidelines
Research paper
information
lexo me shume...

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


General: LAJMERIM

Posted by Elektrike on 24-03-2021 10:27:32 UTC

Lajmërohen studentët që do të zhvillojnë  mbrojtjen e Provimit të Formimit / mbrojtjen e Diplomës,  se afati i  dorëzimit të dokumentacionit, para mbrojtjes së provimit të formimit/diplomës, kryhet në sekretarinë Mësimore nga Dt.24.03.2021-29.03.2021:

Për Diplomën Bachelor :

1. Fotokopje të kartës së identitetit dhe certifikate personale ose familjare.

2. Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT-së.

 

Për Diplomën Master :

1.     Fotokopje të kartës së identitetit dhe certifikatë personale ose familjare.

2.     Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT-së.

3.     Dëshminë e mbrojtjes së gjuhës së  huaj (fotokopje e noterizuar), në rast se nuk e kanë dorëzuar më parë, e vlefshme vetëm për Masterin e Shkencave.

 

                                                                               Sekretaria Mësimore FIE

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


General: LAJMERIM

Posted by Elektrike on 24-03-2021 10:25:55 UTC

LAJMERIM

Mbi dorëzimin e certifikatës së gjuhës së huaj

për studentët e Ciklit të Dytë Master i Shkencave në FIE.

Sipas strukturës mësimore të Ndryshuar për vitin akademik 2020-2021 duke filluar nga data 15.02.2021, sezoni i mbrojtjes së diplomave për Ciklin e Dytë fillon prej Dt.29.03.2021-09.04.2021.

Lajmërohen studentët se:

1.   Afati Maksimal i dorëzimit te certifikatave  të njohjes së gjuhës së huaj per studentët e Ciklit të Dytë Master i Shkencave të regjistruar për herë të parë në vitet akademike 2019-2020 dhe 2020-2021 do te jete para fillimit të mbrojtjes së diplomave.

2.   Në rast të mosrespektimit të këtij afati, studenti nuk do të lejohet të hyjë në mbrojtje të diplomës.

3.   Dorëzimi i certifikatës së mbrojtjes së gjuhës së huaj kryhet pranë Sekretarisë Mësimore FIE.

 

                                                                                Sekretaria Mësimore FIE

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


General: MBI DIPLOMIMET E STUDENTËVE NË FIE NË SEZONIN “DIMËR 2021”

Posted by Elektrike on 07-03-2021 10:09:17 UTC
NJOFTIM 
 
1- PROGRAMI I STUDIMIT: BACHELOR NË INXHINIERI ELEKTRIKE 
- Provimi i formimit për programin e studimit “Bachelor në Inxhinieri Elektrike” do te zhvillohet në datën
06.04.2021, ora 9.00  në sallat: 
-FIE 309, drejtimi “Automatizim Industrie” 
-FIE 212, drejtimi “Energjitikë” 
-FIE 307, drejtimi “Mekatronikë” 
Informacioni mbi oraret e konsultimeve:
http://fie.upt.al/Oraret_per_konsultime.pdf 
 
2- PROGRAMI I STUDIMIT: MASTER PROFESIONAL NË INXHINIERI ELEKTRIKE 
- Provimi i formimit për programin e studimit “Master Profesional në Inxhinieri Elektrike”, drejtimet:
Automatizimi i Industrisë  dhe Mekatronikë do te zhvillohet në datën 06.04.2021, ora 9.00 në sallën FIE
309. 
Informacioni mbi oraret e konsultimeve: 
http://fie.upt.al/Oraret_per_konsultime%20MP.pdf 
- Mbrojtja e diplomave në programin e studimit “Master Profesional në Inxhinieri Elektrike”, drejtimi:
Energjitikë, do të zhvillohet në datën 31.03.2021, ora 10.00 në sallat FIE 212, FIE 211 
 
3- PROGRAMI I STUDIMIT: MASTER SHKENCOR NË INXHINIERI ELEKTRIKE. 
- Mbrojtja e diplomave në programin e studimit “Master Shkencor në Inxhinieri Elektrike”, drejtimi: Automatizim i Industrisë, do të zhvillohet në datën 08.04.2021, ora 12.00 në sallat FIE 309, FIE 307. 
- Mbrojtja e diplomave në programin e studimit “Master Shkencor në Inxhinieri Elektrike”, drejtimi: Energjitikë, do të zhvillohet në datën 31.01.2021, ora 10.00 në sallat FIE 212, FIE 211 
 
Shënime: 
1- Të gjithë studentët e interesuar për diplomim të dorëzojnë në Sekretarinë Mësimore dokumentat e
mëposhtëm: 
a-Fotokopje të kartës së identitetit dhe çertificatë personale 
b- Vërtetim nga Biblioteka FIE 
2- Për më tepër informacione mbi diplomimet, studentët mund të drejtohen pranë departamenteve përkatëse 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


General: Ftese per studentet Revista Tirana Youth Voice

Posted by Elektrike on 27-01-2021 22:35:36 UTC

Agjencia e Rinisë së Bashkisë së Tiranës, në kuadër të hartimit dhe zbatimit të politikave vendore në fushën e rinisë, ku përfshihet nxitja, vlerësimi dhe promovimi i aftësive të studentëve në fusha të ndryshme si kultura, shkenca, IT etj., ka nisur projektin "Tirana Youth Voice", revistë periodike, kushtuar të rinjve, të cilët do të shprehin talentet e tyre në fushat e mësipërme. 

Në këtë revistë, çdo student do të ketë një hapësirë të dedikuar, me një punim të propozuar nga vetë ai, ose nga institucioni ku studion. 

Për sa më sipër, në kuadër të bashkëpunimit të UPT - së me Bashkinë e Tiranës, ftojmë studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës që t’i bashkohen kësaj iniciative, duke publikuar punimet e tyre në revistën "Tirana Youth Voice". 

Punimet e studentëve mund të dërgohen për publikim në Bashkinë e Tiranës, Agjencia e Rinisë, në adresën: tiranayouthvoice@tirana.al

Për informacione shtesë mund të klikoni në adresën: zyrakarrieses@upt.al, si dhe mund të kontaktoni në Nr. cel. të Bashkisë së Tiranës: 0693127420, ose në Nr. cel. të koordinatorit të UPT - së: 0674081514. 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Sistemeve Elektrike te Fuqise: Njoftim per Temat e Projekt Diplomes

Posted by Elektrike on 11-01-2021 20:34:34 UTC

NJOFTIM

Njoftohen te gjithe studente e MSH dhe MP drejtimi Energjetike te cilet kane plotesuar kushtet per te marre Projekt Diplomen se ne date 15.01.2021 ora 10:00, duhet te paraqiten prane Departamentit te Sistemeve Elektrike te Fuqise se bashku me formualin e aplikimit te diplomes per te marre temen e diplomes dhe pedagogun udheheqes.

 

 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Sekretaria: Njoftim per studente qe aplikojne per Burse

Posted by Elektrike on 24-11-2020 23:04:21 UTC

Njoftim

Njoftohen te gjithe studentet e FIE-se  qe bejne aplikim per burse te hapin nr  llogarie vetem prane Bankes CREDINS.

Afati i fundit i dorezimit te dokumentacionit per burse dhe per perjashtim nga tarifa e shkollimit (dhe reduktim per Masterin) eshte deri me dt. 15 Dhjetor 2020. 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


General: Njoftim per regjistrimin ne Master Shkencor dhe Profesional

Posted by Elektrike on 14-11-2020 07:21:49 UTC

NJOFTIM

Njoftohen studente fitues te Ciklit te Dyte se Regjistrimi i kandidatëve të cilët do të paraqiten personalisht ose nepermjet personit te autorizuar prej tyre, për programet e studimit ku janë shpallur fitues në Ciklin e Dytë të Studimeve në FIE;

 •  MASTER i SHKENCAVE

 •  MASTER PROFESIONAL

Do te behet  ne datat 16-26 Nëntor 2020,   ne oren 1000 – 1400

pranë Sekretarisë Mësimore FIE.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Sekretaria: Mbi aplikimet e studentëve për regjistrim në platformën online FIE

Posted by Elektrike on 10-11-2020 11:29:06 UTC

NJOFTIM

Në platformën e mësimdhënies online Microsoft Teams në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, janë aktivizuar userat e studentëve të rregullt në ciklin e parë të Studimeve Bachelor për ndjekjen e mësimdhënies së semestrit të parë 2020-2021, e cila ka filluar të zhvillohet prej datës 09/11/2020.

Për të vijuar procesin e mësimdhënies edhe me studentët e tjerë (jot e rregullt) në këtë cikël studimi, u lutemi studentëve të interesuar të dërgojnë kërkesën e tyre për frekuentim  në vitet I, II, III BCH në Inxhinieri Automatizim Industri, Inxhinieri Energjtitike dhe Inxhinieri Mekatronike.

Email-at të dërgohen në adresën: sekretaria@fie.upt.al brenda ditës së premte, datë 13/11/2020.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


<< Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next >>