Deprecated: Array and string offset access syntax with curly braces is deprecated in /var/www/vhosts/upt.al/fie.upt.al/upload/functions.php on line 1798

Deprecated: Array and string offset access syntax with curly braces is deprecated in /var/www/vhosts/upt.al/fie.upt.al/upload/functions.php on line 1801

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /var/www/vhosts/upt.al/fie.upt.al/upload/functions.php on line 517
<< Prev 1 2 Next >>

Fakulteti: Njoftim për shpallje vende të lira për pedagog të ftuar

Posted by Elektrike on 24-09-2024 21:40:49 UTC

NJOFTIM

Për shpallje vende të lira për pedagog të ftuar

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike shpall kërkesat dhe kriteret për personel akademik me kohë të pjesshme për vitin akademik 2024 – 2025, sipas departamenteve si më poshtë:

  1. Departamenti i Automatikës, për vitin akademik 2024 - 2025.
    1. Lënda "PLC", që zhvillohet në bachelor në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit (1 pedagogë).
    2. Lënda "Kontrolli i proceseve" për studentët e ciklit të dytë Master (1 pedagog)
    3. Lënda "Automatizim Industrial", që zhvillohet në nivelin Master ne "Fakultetin e Inxhinjerisë Mekanike" (1 pedagog).
    4. Lënda “Matje Elektronike” (1 pedagog).
    5. Lënda “Bazat e Automatikës” (1 pedagog).
    6. “Vlerësimi, Filtrimi dhe Identifikimi i Sistemit”

Kriteret e kandidatëve mbështetur në LAL dhe në statutin e UPT janë si më poshtë:

Kriteret e kandidatëve mbështetur në LAL dhe në statutin e UPT janë si më poshtë:

Numri i pedagogëve të ftuar që kërkohet për mbulimin e ketyre orëve mësimore nga departamenti është 2 (dy).

  1. Departamenti i Sistemeve Elektrike të Fuqisë për vitin akademik 2024 – 2025.

Lëndët:

  1. Projektimi i rrjetave elektrike shpërndarëse” (leksione dhe seminare), Master Profesional.
  2. Projektimi i rrjetave elektrike civile dhe industriale”, Master Profesional.
  3. “Analiza e Sistemeve Energjetike”,Master Shkencor.
  4. “Platforma Kompiuterike per Analizen e Sistemeve Elektroenergjetike”(NEPLAN),Master Shkencor.
  5. Projektimi i rrjetave elektrike TL(LZ)”,Master Profesional.
  6. “Projektimi i Impianteve dhe rrjetave Elektrike”, Master Shkencor.

Kriteret e kandidatëve mbështetur në LAL dhe në statutin e UPT janë si më poshtë:

Kandidatëte interesuar duhet të paraqesin dokumentat si më poshtë, deri në datën 28/9/2024, pranë departamenteve perkatës:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim.
  2. Jetëshkrimi (CV).
  3. Fotokopje e dokumentit të identifikimit.
  4. Fotokopje e diplomës universitare dhe listës së notave të noterizuara.
  5. Vërtetim nga vendi i punës, që i lejon për t’u angazhuar në mësimdhënie.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Sekretaria: Njoftim per pushim e dates 15.03.2024

Posted by Elektrike on 29-02-2024 10:14:19 UTC
NJOFTIM
 
Bazuar në urdhërin nr. 514, datë 28.02.2024 të Rektorit të UPT-së, Prof. Dr. Andrea
MALIQARI ,dita e Premte datë 15.03.2024 do jetë ditë pushimi.   Mësimi i ditës së Premte
do të zhvillohet , ditën e Shtunë me 09.03.2024.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: Provimi i Formimit MP

Posted by Elektrike on 19-02-2024 15:05:44 UTC

Njoftim

Njoftohen studentet Master Profesional në Automatizim i Industrisë dhe Master Profesional në Inxhinieri Mekatronike se Provimi i formimit do të zhvillohet më datë 23 Shkurt 2024 ora 12:00, salla 112, FIE.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Sekretaria: NJOFTIM PER PROVIMIN E FORMIMIT

Posted by Elektrike on 19-02-2024 15:05:08 UTC

Njoftohen studentet e PROGRAMI I STUDIMIT: BACHELOR NË INXHINIERI ELEKTRIKE se Provimi i formimit për programin e studimit:

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: NJOFTIM PER PROVIMIN E FORMIMIT MASTER PROFESIONAL AUTOMATIZIM INDUSTRIE DHE MEKATRONIKE

Posted by Elektrike on 15-10-2020 20:08:50 UTC

NJOFTIM

PROGRAMI I STUDIMIT: MASTER PROFESIONAL NË INXHINIERI ELEKTRIKE - Provimi i formimit për programin e studimit “Master Profesional në Inxhinieri Elektrike”, drejtimet: Automatizim Industrie dhe Mekatronikë do te zhvillohet në datën 03.11.2020, ora 12.00 në sallën FIE 103.

Informacioni mbi oraret e konsultimeve: http://fie.upt.al/Oraret_per_konsultime%20MP.pdf 

 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Sistemeve Elektrike te Fuqise: NJOFTIM PER PROVIMIN E FORMIMIT

Posted by Elektrike on 15-10-2020 19:59:57 UTC

NJOFTIM

Njoftohen studentet e PROGRAMI I STUDIMIT: BACHELOR NË INXHINIERI ELEKTRIKE se Provimi i formimit për programin e studimit:

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Sekretaria: Njoftim mbi aplikimet per regjistrime ne Ciklin e Dyte te Studimeve

Posted by Elektrike on 10-10-2020 17:53:03 UTC
NJOFTIM
 
Mbi aplikimet në Programet e Ciklit të Dytë të Studimeve në Fakultetin e
 
Inxhinierisë Elektrike për vitin akademik 2020-2021
 
Aplikimet për pranimet në Ciklin e Dytë të Studimeve “Master i Shkencave” dhe
“Master Profesional” për Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike për vitin akademik 2020-
2021, do të celen më dt.11.10.2020 dhe do të kryhen pranë laboratorëve të
Departamentit të Sistemeve Elektrike të Fuqisë dhe Departamentit të Automatikës,
godina FTI, Kati I.
Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe
dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Diplomë ose fotokopje të njehsuar me origjinalin, të Ciklit të Parë të Studimeve
të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së Ciklit të Parë të
Studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të njehsuar me
origjinalin, ose në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të
cilit është kryer njehsimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka
kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në
vendin përkatës.
b) Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose
fotokopje të tyre të njehsuar me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni
përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP).
c) Formularin e aplikimit, i cili tërhiqet në momentin e aplikimit.
d) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, ose pasaportë).
e) Dy fotografi personale.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Sekretaria: ORARI I PROVIMEVE SEZONI I VJESHTES 2020

Posted by Elektrike on 28-09-2020 17:46:37 UTC

NJOFTIM

Njoftohen stafi pedagogjik dhe studentet se orari i provimeve te sezonit te vjeshtes 2020 eshte shfaqur ne website e fakultetit. http://www.fie.upt.al/Orari_i_provimeve.php

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Sistemeve Elektrike te Fuqise: Njoftim per Kontrollin e Diplomave

Posted by Elektrike on 21-09-2020 10:02:01 UTC
NJOFTIM
 
Njoftohen te gjithe studentet e drejtimit energjetike Master Profesional dhe Masterit Shkencor qe jane rregjistruar dhe kane parashikuar mbrojtjen e diplomave ne sezonin e VJESHTES 2020 ne lidhje me kontrollin dhe mbrojtje e diplomave ne datat e meposhtme : 
  • 28.09. 2020 ora 10:00 – 12:00 - Kontrolli i dyte per studentet e MP dhe MSH,   materiali i pergatitur Kontrolli do te behet nga pedagoget Udheheqes te Diplomave.
  • 20.10.2020 Kontrolli i fundit i Projekt Diploames do te behet nga pedagoget udheheqes.
  • 26.10.2020 - Dorezimi i Projekt Diplomes te printuar, per studentet e MSH  lidhur dhe firmosur e shoqeruar me kopje elektronike ne CD.
  • Mbrojtja e Projekt Diplomave eshte parashikuar ne date 29.10.2020 ora 11:00 prane Departamentit te Sistemeve Elektrike te Fuqise.
Studentet qe nuk paraqiten ne daten e mesiperme te kontrollit  humbasin te drejten per mbrojtjen e  Projekt - Diplomes.
 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: Njoftim per kontrollin e diplomave ne Master i Shkencave sesionin i vjeshtës, 2020.

Posted by Elektrike on 17-09-2020 19:28:58 UTC

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët diplomantë, Master i Shkencave dhe Profesional, të Automatizimit të Industrisë dhe Inxhinierisë Mekatronike se:

1.      Dy kontrollet e para të diplomave për sezonin e vjeshtës do të jenë:

                                 29 SHTATOR 2020, ora 10:00 – 12:00

                                      19 TETOR 2020, ora 10:00 – 12:00

Kontrolli i diplomave, do të kryhet pranë laboratorit të Matjeve Elektrike, nga Dr. Gentian DUME për studentët e Masterit Profesional dhe Shkencor për drejtimin e Automatizimit të Industrisë, Masterit Profesional, Inxhinieri Mekatronike,

2.      Studentët, kur të paraqiten për kontroll, duhet të kenë më vete:

- tre fletët e para të diplomës të plotësuara. Fletët e para të diplomës i gjeni në faqen e Fakultetit: www.fie.upt.al

- draft materialin e diplomës së punuar të printuar, në përputhje të plotë me kërkesat e programit të studimit shiko faqen e fakultetit http://www.fie.upt.al

Studentët që nuk paraqiten në kontrolle ose kanë vetëm tre faqet e para, skualifikohen nga mbrojtja e diplomave në këtë sezon.

3.      Kontrolli i fundit i diplomës dhe dorëzimi i saj do të jetë:

                             27 TETOR ora 10:00 – 12:00

Pranë Departamentit të Automatikës, Prof. As. Genci SHARKO.

4.      Mbrojtja e diplomës do të jetë: 30 TETOR ora 9:00

 

 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


<< Prev 1 2 Next >>